RCCOLA

Kolonizohet Bujanoci: Ndërtohen komplekse banesore për serbët e Kosovës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Bujanoci si pjesë etnike e shqiptarëve shumicë, në pamundësi të dëboj shqiptarët shumicë nga kjo komunë, politika serbe ka menduar ndryshe, pretendohet të mbushet me serbë nga Kosova.

Këtë serbizim të Bujanocit përmes komplekseve banesore enkas për serbët e Kosovës e ka paralajmëruar edhe Stojança Arsiq, zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, cili ka pohuar se për ketë projekt është biseduar dhe arritur marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili ka përkrahur propozimin…”, njofton preshevajonë.

Komuna e Bujanocit, së shpejti do të zgjidh çështjen e shumë serbëve të ikur nga Kosova për shkaqe të ndryshme, sidomos këta serbë kanë ikur nga atje pas mbarimit të luftës në Kosovë më vitin 1999.

Sipas mjeteve të informimit serbe, këto ditë në komunën e Bujanocit do të fillojë ndërtimi i një ndërtese për të zhvendosurit serbë nga Kosova. Përkitazi me këto ndërtime kompleksore, Stojança Arsiq, zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit thotë ,se është arritur marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili ka përkrahur propozimin.

KKVITI

Sipas tij propozimi për ndërtimin e një kompleksi banesor vije si kërkesë për të stacionuar në një qendër të gjithë të zhvendosurit, sepse ata tani jetojnë në katër qendra kolektive. Kompleksi banesore do të përfshijë 25 banesa, kur 5 prej tyre do t’i ndahen kuvendit komunal për raste sociale, ndërsa të tjerët do të dedikohen për të zhvendosurit serb të Kosovës.

Arsiq gjithashtu ka sqaruar se koalicioni i mëhershëm PVD, LPD dhe UDSH nuk ka pranuar për të një iniciativë të tillë, ku sipas tyre kjo do të ndryshojë strukturën demografike të numrit të popullsisë.

Duke shtuar se komuna e Bujanocit ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën për këtë ndërtesë dhe se ndërtimi do të financohet nga donatorë të huaj.

Ndërkaq sa i përket rregullimit dhe zgjidhjes së çështjeve banesore të shumë shqiptarëve të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike,gjer tani nuk është organizuar një projekt i tillë ose, thënë ndryshe, nuk janë meremetuar madje shtëpitë e shqiptarëve të shkatërruar nga lufta e fundit në rajonin e Luginës së Preshevës.