ARKATANA

Kolonizimi i veriut, i rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E rrethuar me toka të banorëve shqiptarë, “Lugina e Diellit”, vendi ku Qeveria e Serbisë ka filluar ndërtimin e 300 shtëpive për kthimin e 1500 banorëve serbë, po cilësohet si një projekt që ka për qëllim kolonizimin e Kosovës.

Jetësimi i këtij projekti që është financuar nga Beogradi ka për qëllim që të sjellë refugjatë nga shteti serb, të cilët janë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, e që të njëjtit asnjëherë nuk kanë qenë banorë të Kosovës.

FIDANISHTJA

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Kosova nuk mund ta marrë barrën e asaj çfarë ka ndodhur në ish-jugosllavi. Ai thotë se është i papranueshëm fakti që këtu të vijnë refugjatë serbë të cilët nuk kanë qenë asnjëherë shtetas të Kosovës.

“Ne së pari duhet të funksionojmë si shtet. Unë nuk jam për rikthimin e çdo njeriu i cili ka qenë apo mendon të jetojë në Kosovë, sepse, ne duhet të jemi një shoqëri e lirë për të gjithë, por jo vetëm për një nacionalitet dhe nacionalitet tjetër të mos ketë dhe këto ndarje janë duke u bërë jashtëzakonisht të këqija” është shprehur Bahtiri, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i marrë të gjitha masat që t’u japë mundësi të gjithë qytetarëve pavarësisht se të cilit nacionalitet janë të kthehen aty ku kanë jetuar më parë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.