ARKATANA

Koloneli i UÇK-së që u intervistua për 18 orë nga Specialja, thotë se nuk ekziston asnjë arkiv i luftës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rreth betejës për drejtësi, në çështjen e besimit të pafajësisë së ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale, në emisionin ”Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka qenë i ftuar Safet Syla, ish-kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Ai është pyetur rreth çështjes së ekzistimit të arkivit të UÇK-së, ku këtë gjë e ka mohuar duke thënë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë arkiv.

”Ne nuk kemi pasur asnjëherë arkiv të UÇK-së, nuk e di se cilat arkiva do t’i hapë kryeministri Kurti”, ka thënë Syla.

Ai shton se duke qenë drejtor i përgjithshëm i Zyrës për Çështje të trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) nuk ka pasur asnjë dokumentacion lidhur me UÇK-në, por vetëm material elektronik, apo si të thuhet databazat elektronike, me të cilat pajisen pjesëtarët e TMK-së, për kohën e shërbimit, detyrën dhe pensionimit të tyre.

Ndër të tjerash, Syla thotë se në këto materiale nuk ka asnjë komunikatë të UÇK-së, por ka dokumentacione të aktivitetit 10 vjeçar të TMK-së.

UBT

”Nga 20 shtatori i vitit 1999 deri më 21 janar të vitit 2009 jemi përgjegjës të databazave elektronike nga transformimi i UÇK-së në trupa mbrojtëse të Kosovës deri në shpërbërjen e TMK-së dhe formimin e FSK-së”, tha ish koloneli, transmeton PortaliD.

Ai përfundon duke thënë se një pjesë e dokumentacionit të TMK-së janë arkivuar në arkivin e Kosovës dhe atje janë disa nga materialet gjatë aktivitetit 10 vjeçar të zonave mbrojtëse të Shtabit të përgjithshëm të TMK-së, që përfshijnë plane operacionale, raporte vjetore dhe aktivitete të ndryshme të punës që është bërë gjatë viteve.

”Gjithçka rreth TMK-së, asnjë letër për UÇK-në”, tha Syla.

Safet Syla ka qenë dëshmitar i ftuar në Gjykatën Speciale për të dëshmuar rreth aktivitetit të tij, gjatë sherbimit në UÇK.

Intervistimi i tij ka zgjatur dy ditë nga nëntë orë, gjithsej 18 orë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.