Mobi Casa

Koloneli i FSK-së: Nëse kërkon Amerika, në çdo moment të gatshëm për të shkuar në Ukrainë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Së shpejti Kosova do t’i pranojë pesë mijë refugjatë ukrainas. Por, paraprakisht do të tërhiqen të gjithë ata që po shërbejnë si ushtarë në shtetin më të ri në Evropë.

Se për sa vite qëndruan në Kosovë nuk u bë e ditur, por nga misioni i KFOR-it konfirmuan se numri i ushtarëve ukrainas ishte 40.

Një vit më parë edhe FSK dërgoi trupa në një mision paqeruajtës në Kuwait, nën komandën e gardës kombëtare të IOWA-s.

Por, a janë të gatshëm të dërgojnë edhe në Ukrainë?

Eco Higjiena

Koloneli i FSK-së, Sefer Isufi për T7, ka thënë se nëse kërkohet nga FSK, ajo është e gatshme të përgjigjet në çdo moment.

“SHBA vlerëson që FSK, me kapacitetet e saj operacionale, mund ta mbështesë një taskforcë të përbashkët të SHBA-së dhe aleatëve të saj, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment”, ka thënë ai.

Pas largimit të trupave Ukrainas, në Kosovë mbesin edhe 3706 ushtarë tjerë të KFOR-it

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.