KKVITI

Kolona të gjata në kufirin e Malit të Zi, ankohen pushuesit gjilanas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pushues gjilanas kanë dërguar foto ku shihen kolona të gjata në pikën e kalimit në Vlladimir. Sipas tyre organet kufitare të Malit të Zi po punojnë me neglizhencë duke krijuar kolona deri 20 kilometra.

Pushuesit që ia kanë mësyrë ose janë duke u kthyer nga Ulqini po hasin në kolona të gjata dhe neglizhencë e arrogancë në pikat kufitare.

RCCOLA

Siç njoftojnë lexuesit tanë në kthim nga Ulqini për Kosovë ka kolona të gjata edhe atë deri në 20 kilometra gjatësi të kalimit e Vlladimirit fillon kolona.

Organet kufitare po punojnë ngadalë dhe me zvarritje e neglizhencë e mos punë efektive po e mbajnë popullatën në kolon të gjatë kur dihet se të gjithë kanë qen në pushime edhe kanë lënë me miliona euro në këtë bregdet. Këtu pushteti malazias qëllimisht i bënë këto veprime e para që të zvogëloj numrin e turistëve kosovar, e dyta të zvogëlojë ekonomin e Ulqinit dhe popullata të jetë më e dobët ekonomikisht. Mendojmë që. populli i Ulqinit duhet të kërkojë nga organet kufitare që mos të ketë radhë të gjata të turistëve pasi që interes i tyre është të kenë turist e jo me pritje prej 5 apo 6 orë vetëm për ta kaluar kufirin pasiqë është në interes të tyre po edhe organet kosovare duhet të kërkojnë një efikasitet më të madh për qytetarët e saj kanë shkruar pushuesit gjilanas./rajonipress/