Hidromorava

Kololli spektakolar, shënon nga penalltia me panenka përballë Napolit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Benjamin Kololli ka arritur të realizoj një tjetër gol në Ligën e Evropës.

Mesfushori nga Kosova ka qenë titullar për Zurichun në ndeshjen përballë Napolit të fituar nga skuadra italiane me rezultat 1-3.

Lorenzo Insigne, Jose Callejon dhe Piotr Zielinski kishin shënuar golat për ekipin e Carlo Ancelottit.

Ndërkohë golin e vetëm për Zurichun në këtë takim e shënoi reprezentuesi kosovar.

UBT

Kololli realizoi një gol spektakolar nga pika e bardhë në stilin panenka duke marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Ky ishte goli i dytë i Benjaminit në Ligën e Evropës, pasi ai kishte arritur të shënonte edhe në fazën e grupeve përballë AEK Laranca.

Zurich pësoi humbje dhe do ta ketë tejet të vështirë të kaloj në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet një javë më vonë në Sao Paolo të Napolit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.