Eko Higjiena

Kololli shënon dy gola në fitoren e Zurichut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, ka arritur t’i shënojë përsëri dy gola në ndeshjen miqësore të klubit të tij, Zurichut, kundër klubit gjerman, Uerdingen, që përfundoi me rezultat 3:1 në favor të zviceranëve.

Kolloli i kishte shënuar dy gola edhe në ndeshjen e kaluar, vetëm pesë ditë më parë, kundër Aarau. Zurichu e kishte fituar atë ndeshje me rezultat 4-3, ku përveç Kolollit, kishte shënuar edhe shqiptari tjetër, Lavdim Zymberi, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, në ndeshjen që u zhvillua sot në orën 14:00, Kololli ia siguroi fitoren skuadrës së tij, duke e kaluar rezultatin nga 1:1 në 3:1 përmes dy golave të tij, të shënuar në minutën e 84-të dhe në minutën e 90-të.

Kololli i ka bërë gjithsej 24 paraqitje për Zurichun gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, gjatë së cilave i shënoi nëntë gola dhe i bëri gjashtë asiste. Ndërsa, gjatë 17 paraqitjeve në ligën zvicerane, Super League, kosovari i shënoi gjashtë gola dhe i bëri katër asiste.

FIDANISHTJA

Këto paraqitje të Kolollit i kishin ndihmuar Zurichut ta sigurojë vendin e katërt në tabelën e Super Ligës zvicerane gjatë pjesës së parë të sezonit. Klubi i tij gjendet vetëm pesë pikë larg klubit në pozitën e dytë, Baselit, ndërsa plot 24 pikë larg liderit, Young Boys.

Ylli kosovar nuk e ka ulur nivelin e paraqitjeve të tij as në ndeshjet miqësore, të cilat janë duke u zhvilluar gjatë pushimit dimëror, derisa të fillojë pjesa e dytë e sezonit. Këtë gjë e dëshmojnë katër golat e tij në dy ndeshjet e fundit.

Kololli ishte treguar mjaft efektiv edhe në paraqitjet e tij për Kombëtaren e Kosovës, pasi që gjatë ndeshjeve të grupit të Ligës së Kombeve, kontribuoi me tri gola në suksesin e treguar nga skuadra e Bernard Challandes. Këto gola të tij ndihmuan që Kosova ta fitojë Grupin 3 të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve, duke e siguruar kështu promovimin në Ligën C dhe një vend në play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.