United Hospital

Kololli shënon dhe asiston për t’i siguruar fitoren Zurichut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Benjamin Kololli ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran me Zurichun. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës i ka siguruar tri pikët ekipit të tij në përballje me Xamaxin 2-1.

Zurich ishte duke pësuar para adhuruesve të vet, pasi mysafirët kishin realizuar të parët në minutën e 55-të.

Por në minutën e 73-të, Benjamin Kololli shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Tre minuta më vonë reprezentuesi i Kosovës ka asistuar për Odey që shënoi golin e fitores 2-1.

FIDANISHTJA

Fitorja Zurichun e ka ngritur në pozitën e katërt në tabelë me 33 pikë pas 25 xhirove.

Për Kolollin goli ndaj Xamaxit ishte nënti këtë edicion teksa ka bërë edhe gjashtë asistime.

Në këtë takim për Zurichun u aktivizuan edhe Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Hekuran Kryeziu.

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu u largua nga loja në minutën e 20-të për shkak të lëndimit, por ende klubi zviceran nuk ka njoftuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.