Eko Higjiena

Kololli i siguron fitoren Zurichut

/ 1 minutë lexim

Benjamin Kololli i ka siguruar tri pikë të arta Zurichut në Ligën e Evropës.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë vendimtar për skuadrën e tij në sfidën ndaj AEK Laranca.

Zurichu arriti të fitonte me rezultat minimal 0-1 në udhëtim dhe golin e vetëm e shënoi Kololli.

Por një gjë e pazakontë i ka ndodhur futbollistit nga Kosova.

Kololli pas shënimit të golit u nis për ta festuar atë me tifozët e Zurichut.

KKVITI

Por festimi nuk i doli ashtu siç mendoi, pasi ai ra në një gropë të stadiumit.

Bashkëlojtarët e tij dhe tifozët u brengosën për anëtarin e Përfaqësueses së Kosovës, por megjithatë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Zurichu bënë pjesë në Grupin A të Ligës së Evropës së bashku me Bayer Leverkusenin, AEK Larancen dhe Ludogoretsin.

Në këtë takim për nga minuta e parë luajti edhe Hekuran Kryeziu ku shkëlqeu në mesfushë. /Telegrafi/