ARKATANA

Kollari, Krasniqi e Prekazi: Të punohet në Shkolla të futbollit në mënyrë cilësore

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tre trajnerët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll Besnik Kollari U17, Ramiz Krasniqi U19 dhe Rafet Prekazi U21, janë tre trajnerët të cilët punojnë në Përfaqësueset e tyre me kategori të reja, këta trajner gjithmonë janë në kërkim të talentëve nëpër klubet e Kosovës dhe jashtë saj.

Në futbollin e Kosovës çdo klub ka shkollat e futbollit të saj ndërsa kemi edhe ato private, se sa punohet në mënyrë cilësore në këto shkolla të futbollit, tre trajnerët në një intervistë per ‘rajonipress’, përafërsisht ishin të një mendimi pasiqë me Përfaqësueset e Kosovës kanë marrë pjesë në ndeshjet ndërkombëtare me grup moshat e tyre dhe kanë një pasqyrë reale të shkollave dhe talentëve të futbollit.

“Njëri ndër elementet kryesore për zhvillim e talentëve është infrastruktura futbollistike, për të pasur një shkollë të futbollit duhet të kemi kritere se kush punon në këto shkolla duhet të vëzhgohen pa ndërprerë, të shihet puna e tyre duhet të kenë programe profesionale dhe talentët duhet të përcillen nga mosha e re gjerë te mosha 16 vjeçare, këta talent të futbollit duhen të kenë kushte optimale për zhvillimin e tyre, në të kundërtën ata humbin si futbollist, humbin klubet dhe humb shteti i Kosovës, në qoftë se dëshirojmë të kemi talenta të futbollit duhet marrë mostrën e shteteve të zhvilluara ku i kushtohet kujdes i jashtëzakonshëm, për atë arsye një kujdes i madh nëpër shkolla do të na bënte punën më të lehtë edhe neve si Përzgjedhës në Përfaqësuesen e KosovësU17”, është shprehur, Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U17, Besnik Kollari.

ARKATANA

Për Përzgjedhësin e Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, Shkollat e Futbollit duhet të kenë prioritet nëpër klube dhe punë cilësore.
“Së pari Shkollat e Futbollit nëpër klube duhet të kenë menaxhim profesional, të bëhen seleksionime dhe komisione të ndryshme në klube për përcjelljen e talentëve, këta talent duhet të përcillen nëpër kategori vazhdimisht dhe të përgatiten pastaj për klube dhe
për Përfaqësuesen e Kosovës. Hendikep i madh nëpër shkolla të futbollit është numri i madh i futbollistëve, dhe është e pamundur të përcillet kualiteti i tyre, në Shkolla të Futbollit duhet të ketë trajner cilësorë ku futbollistëve të rinjë t’ju mësojnë A.B.C-ën e futbollit, ndërsa njëra ndër prioritetet më të mëdha për të pasur talent të mirë është infrastruktura e cila në mënyrë urgjente duhet krijuar nëpër klubet tona, e të mos anashkalohen talentët nëpër salla të edukatës fizike dhe bari sintetik, kjo është e tmerrshme në qoftëse nuk krijohen kushtet”, ka bërë të ditur
Krasniqi.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll U21, Rafet Prekazi thekson se Kosova ka talent por duhen kushte.
“Sa i përket shkollave të futbollit në Kosovë ka shumë mund të them se çdo klub ka shkollën e saj, kemi edhe ato private, se sa janë cilësore vështirë mund të themi se janë shumë, por shkollat e futbollit janë bazë e çdo klubi të këtij vendi, andaj duhet t’ju rregullohen kushtet dhe të mos keqpërdoren fëmijët, duhet të sjellim trajnera cilësor për ta gatuar brumin me këta fëmijë nëqoftëse dëshirojmë të kemi futboll cilësor jo vetëm nëpër klube por edhe në Përfaqësueset e Kosovës, por gjithçka i mbetet nën përgjegjësin trajnerëve se sa punojnë dhe sa ju jepet rasti këtyre talentëve të futbollit”, ka thënë Prekazi.

Është mirë që klubet e Kosovës në futboll, që Shkollat e futbollit ti mos i anashkalojnë dhe mos t`i mbajnë për përfitime por të krijojnë kushte për talentët e tyre, se pa këta talent nuk mundemi të kemi as klube cilësore e as Përfaqësuese të forta./rajonipress/