Kolegjiumet profesionale kirurgjike në Gjilan, nga e mërkura në grevë

Gjilan – Në takimin e përbashkët të kolegjiumeve profesionale kirurgjike (kirurgji, ortopedi, urologji, ORLL, ophtalmologi), është marrë vendimi që t`i bashkengjitemi grevës së kirurgëve të QKUK-së në Prishtinë, në përkrahje të plot të kërkesave të tyre të drejta, të cilat janë edhe kërkesa tona.
Njoftojmë opinionin se që nga dita e mërkurë 26.12.2018. fillon greva gjer në plotësimin e kërkesave tona. Kërkojmë mirëkuptim nga pacientet dhe njëkohësisht mbështetjen e tyre thuhet në njoftimin e kolegjiumit profesional./rajonipress/