Fundamenti

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës emëron gjilanasen Lumnije Kqiku, nënkryetare për Evropë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kësisoj, kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se KKK ka emëruar në cilësinë e Nënkryetarëve të saj disa prej kirurgëve më të njohur shqiptarë, që i kanë shërbyer më së miri këtij misioni: Dr. Lumnije Kqiku për Evropë, Traumatologe Dentare.

Në njoftimin e Kolegjit të kirurgëve të Kosovës thuhet se ky institucion ka emëruar pesë nënkryetar për Shqipëri, Maqedoni veriore, Evropë dhe SHBA.

Gjilanaaaj dr. Lumnije Kqiku e cila është profesorësh në Universitetin e Gracit është emëruar nënkryetare për Evropë.

Që nga themelimi, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK) ka pasur si mision të bashkojë të gjithë kirurgët e Kosovës, si dhe ata nga rajoni dhe diaspora, për të punuar së bashku drejt avancimit të kirurgjisë shqiptare dhe jo vetëm.

Fundamenti

Kësisoj, kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se KKK ka emëruar në cilësinë e Nënkryetarëve të saj disa prej kirurgëve më të njohur shqiptarë, që i kanë shërbyer më së miri këtij misioni:
Dr. Arben Beqiri për Shqipëri, Kirurg i Përgjithshëm,
Dr. Ilir Hasani për Maqedoninë e Veriut, Kirurg i Ortopedisë,
Dr. Lumnije Kqiku për Evropë, Traumatologe Dentare,
Dr. Valon M. Baraliu për Evropë, Neurokirurg, dhe
Dr. Mentor Ahmeti për SHBA, Kirurg i Përgjithshëm dhe Traumatolog.

Me këtë rast, Kryetari Themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi theksoi se:
“Angazhimi i secilit prej kirurgëve të njohur shqiptarë si ambasadorë të KKK në promovimin e punës, misionit dhe të ardhmes sonë, si dhe për të përfaqësuar vlerat dhe vizionin tonë tek kolegët në vendet fqinje dhe diasporë, do të ketë rëndësi të madhe për shtrirjen e aktiviteteve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe për sigurimin e bashkëpunimit me organizatat tjera ndërkombëtare.”

Ai shtoi se: “Kontributi, ekspertiza dhe pasioni i tyre i palëkundur për profesionin dhe shkencën e kirurgjisë, kombinuar me biografitë e tyre impresive, do të na ndihmojnë që me sukses t’i arrijmë qëllimet tona”. Arben Beqiri Ilir Hasani Lumnije Kqiku Valon M. Baraliu Mentor Ahmeti./rajonipress/