Kolegji “Gjilani” me kapacitete të plota pret studentët e rinj

Gjilan – Kolegji “Gjilani” ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur studentët e rinj. Drejtuesit e këtij kolegji thanë për rajonipress se kanë kuadër të dëshmuar e të ngritur profesionalisht dhe se interesimi për të qenë pjesë e këtij kolegji është i madh. Naim Mustafa njëri nga udhëheqësit në këtë kolegj tha se studentët po shprehin interesim të madh sepse puna dhe përgjegjësia profesionale e cilësore ka bërë që të jemi lider në Anamoravë.
Kolegji “Gjilani” ka ngritur të gjitha kapacitetet për të pritur studentët e rinj nga të gjitha viset shqiptare. Edhe këtë vit në këtë kolegj pritet të regjistrohet një numër i madh i studentëve nga Anamorava, Kosova Lindore dhe komunat shqiptare nga Maqedonia raporton rajonipress.
Naim Mustafa është njëri nga udhëheqësit e këtij kolegji dhe me krenari thotë se përgatitjet janë në nivelin më të lart të mundshëm. “Me të gjitha kapacitete jemi bërë gati për të pritur studentët e rinj. Rreth 300 student pritet të regjistrohen këtë vit derisa janë rreth 47 profesor të angazhuar dhe kredibil që do të kujdesën për mësimin cilësor” tha Mustafa.
Mustafa tha se Kolegji” Gjilani” tashmë ka bërë një emër të njohur në Anamoravë e më gjerë dhe jemi lider në shumë fusha. “Kemi një infrastrukturë intelektuale tepër të avancuar, kemi një infrastrukturë teknike moderne dhe studentët e rinj kanë mundësi të shfrytëzojnë të gjitha kabinetet, sallat, laboratoret, bibliotekat dhe teknologjinë moderne. Ne kemi shërbime cilësore dhe kjo ka ndikuar që vërtet të kemi student nga të gjitha trevat duke përfshirë edhe Kosovën Lindore e Maqedoninë”.
Mustafa tha se nga Kolegji” Gjilani” tashmë kanë dal kuadro të dëshmuara dhe ndodhen në të gjitha institucionet shtetërore. “Në këtë kolegj kanë studiuar e diplomuar polic, pjesëtar të FSK, zyrtar komunal e shumë kuadro nga lëmit tjera. Tashmë kemi arritur të kemi nivele bashkëpunimi me shtetet fqinje derisa kemi realizuar e mbajtur tryeza, debate me karakter vendor e ndërkombëtar”.
Mustafa thotë se dominojnë studentët nga komunat Gjilan, Kamenicë, Viti e Artanë.”Jemi kolegj i akredituar në degët banka, financa dhe kontabilitet, menaxhment dhe juridik i përgjithshëm. Të njëjtat drejtime janë të akredituara edhe në master” tha Mustafa.
Ndryshe Kolegji “Gjilani” është themeluar në vitin 2006 si institucion privat i arsimit të lartë./rajonipress/