Kokteji pranveror për forcim të sistemit imun

Koktej i shijshëm nga menta dhe lëngu i grejpfrutit është një nga mënyrat më të mira që në mënyrë të shpejtë, trupin ta bëni edhe më të fortë.
Përbërësit: 6-8 gjethe të freskëta të mentës, 1 grejpfrut të kuq, 2 grushte dredhëza të ngrira, 1 pjesë xhenxhefil të freskët, 1 lugë sheqer vanilje, 200 gr ujë.
Përgatitja: 1. Pastroni grejpfrutin dhe dredhëzat. 2. Copëtoni dredhëzat, grejpfrutin dhe xhenxhefilin në copëza. 3. Përzieni të gjithë përbërësit në blender. 4. Në fund, kur t’i përzieni, masës homogjene ia shtoni mentën e freskët.
(Kosova Sot)