Eko Higjiena

Kokëprerësit publikë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gëzim Mekuli – Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK), mediumi ynë i vetëm publik që, ndër tjerash, është i detyruar dhe duhet ta përfaqësojë e ta kultivojë kulturën, gjuhën, historinë e shkencën shqiptare, mbrëmë nuk e tha as dhe një fjalë për 80-vjetorin e lindjes së kolosit dhe monumentit të gjallë të kulturës, gjuhës, historisë e shkencës shqiptare.

Heshti mbrëmë “RTK” për akademik Rexhep Qosjen!
“RTK” nuk deshi, e injoroi e nuk e përmendi, e as nuk ia rikujtoj opinionit publik të Kosovës, ditëlindjen e prodhuesit më të madh veprave shkencore, akademik Rexhep Qosja.

E dhimbshme, e tmerrshme dhe e palejueshme të politizohet mediumi publik. Zhgënjyese për gazetarinë shqipe të Kosovës.

Po si nuk ka një reagim publik e moral nga “klubet” e shumta të gazetarëve shqiptarë të Kosovës?

A është e mundur, ju lutëm, si bëhet që (ende) nuk ka reagime as nga media e “pavarur” shqipe?

Uji Dea

Politikat e gazetarisë së “RTK”-së dëshirojnë që emri “Rexhep Qosje” të harrohet; “RTK” planifikon që shqiptarët mos ta kujtojnë udhërrëfyesin shpirtëror e shkencor të kombit shqiptar. Gazetarët e shkret, të mediumit publik, “RTK”, dëshirojnë “ta vrasin” në publik autorin e mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë, kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

“RTK”-ja, e kapur nga parapolitika dhe e ndikuar nga pushtetet, mbrëmë e sot, edhe njëherë, tregoi se ky medium është i të gjithëve përpos i shqiptarëve.
“RTK”-ja mbrëmë e sot na tregoi se ky “klub mercenarësh” është në shërbim të klaneve ekonomike, interesave politike joshqiptare e në gatishmëri të plotë për të shkatërruar fotografinë e identitetit shqiptar të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi.

“RTK”-ja mbrëmë, në edicioni kryesor të lajmeve, “pushkatoi” njërin prej protagonistëve të realitetit të sotëm historik e kulturor shqiptar.

Redaktorët politikë të “RTK”-së mbrëmë dhe jo vetëm mbrëmë, ia “prenë kokën” figurës poliedrike të shkencëtarit, eseistit, mendimtarit dhe pedagogut, intelektualit atdhetarit dhe qytetarit, që e ka lidhur jetën dhe krijimtarinë e tij me fatet e vendit dhe të kombit të tij, të kombit tonë një dhe të pandarë; kombit shqiptar.

Kjo poshtërsi publike gazetareske e kjo “kokëprerje publike” ndodh vetëm në gazetarinë (politikën) shqipe të Prishtinës e të Tiranës. Pikë!(epoka e re)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.