Mobi Casa

Kokajt, fshati që ende jeton me errësirën mesjetare të infrastrukturës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Jusuf Mustafa imam në fshatin Sllubicë është i zhgënjyer dhe tejet i demoralizuar në qeverisjen komunale e cila edhe pas 18 vitesh ende nuk e ka parë të udhës që të investojë atje. E pyes publikisht Lutfi Hazirin edhe sa herë do të premtoni nëpër fushata se do të investohet në fshatrat e brezit kufitar.

Strategjia e Lutfi Hazirit nëpër fushata zgjedhore niset me zotime të mëdha dhe të shumta;. Ndonëse kurrë nuk i vizitojë fshatrat e brezit kufitar, ai në të gjitha tubimet ka folur në superlativ për investimet e mundshme atje.

Por ky gjest i Lutës ka nisur t`i bëjë nervoz ata banor apo qytetar që kanë në planë të jetojnë ose që jetojnë kohë pas kohe në fshatrat kufitare.

KKGJILAN

Lajmi për dhënien e tenderit prej 800 mijë eurove për investimet në infrastrukturë rrugore pos që është pritur mirë, ka hasur në reagime të shumta.

Jusuf Mustafa imam në fshatin Sllubicë i cili ende e viziton vendlindjen tij Kokaj thotë se është e habitshme se si edhe pas 18 vitesh asnjë pushtet lokal nuk investojë në atë pjesë. “Të jetosh edhe më tej me rrugët ku nuk mund të dilet nga balta, pos me çizme piroti dhe gjithnjë me errësirën e cila i mbulon ato pak shtëpi që kanë mbetur dhe dora e pushtetit nuk e pa të arsyeshme edhe 18 vite nga përfundimi i luftës, vërtet shikuese dhe e papranueshme kjo sjellje e pushtetarëve” thotë Mustafa.

Mustafa tha po i drejtohem publikisht Lutfi Hazirit dhe pushtetit komunal me pyetjen se edhe sa herë do të premtoni nëpër fushata se hapi i parë do të jetë ky i rrugëve, apo ndonjë subvencion sado i vogël për këta banor në blegtori apo pemëtari duke premtuar se do ta kthejnë në zonën më zhvillimore ka shtuar Mustafa./rajonipress/