Mobi Casa

KOK-u nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë për bursistët olimpikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me komunat prej nga vijnë bursistët olimpikë Tokyo 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë për sportistët, Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi. Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Presidenti Hasani shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Ramadan Selimi. Të pranishëm në takimin me nënkryetarin Aliu ishin edhe shenjëtarët, Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi, të cilët vijnë nga kjo komunë.

Në bazë të këtij memorandumi, të dy shenjëtarët që vijnë nga kjo komunë, do të financohen nga Komuna e Vitisë me nga 100 Euro në muaj deri në fund të ciklit olimpik 2020.

Mobi Casa

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u jep të dy sportistëve nga 150 dollarë në muaj, kurse nga buxheti i vet ndanë nga 100 Euro tjera.

Presidenti Hasani e njoftoi nënkryetarin Aliu edhe me Rregulloren, e cila përcakton kriteret, procedurat dhe formën e vërtetimit të sponsorizimit në sport.

Nënkryetari Aliu falënderoi drejtuesit e KOK-ut për vizitën derisa shprehu gatishmëri të lartë për të ndihmuar sportistët e kësaj komune, të cilët i quajti ambasadorët më të mirë të vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.