Hidromorava

Koha të përfundojnë protestat politike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjendja politike e rëndë në Kosovë ka bërë që shumë forma dhe çështje të rëndësishme për vendin të mbesin mbrapa. Korrupsioni dhe krimi i organizuar e shumë fenomene tjera, nuk kanë vend të fjalën ‘Protestë’.

Opozita kosovare deri më tani që nga përfundimi i luftës ka pasur organizime të protestave më program politikë.

Kështu vlerësojnë analistët të cilët kanë thënë se politika kosovare sidomos ajo opozitare duhet t’i jap fund protestave politike dhe të merret me çështjet me rëndësi të veçanta për Kosovën dhe zhvillimin e saj.

Ata thonë se programi i tyre protestues vetëm politik do të duhej të ndryshonte. Analisti Driton Selmanaj në një prononcim për ‘Zërin’ ka thënë se opozita ka tema tjera të rëndësishme për të protestuar dhe jo vetëm ato politike. Sipas tij situata aktuale politike ka bërë që këto tema të mbesin jashtë programit të tyre politik.

Mobi Casa

“E drejta e protestës është e garantuar me të gjitha format dhe ligjet përkatëse, çdo njeri ka të drejtë të protestoj edhe opozita kosovare ka të drejtë të protestoj, është formë demokratike. Por ajo çka kemi par deri më tani në protestat e opozitës është vetëm protestat politike pra deri më tani gjithnjë janë organizuar protesta vetëm me qëllime politike, është ashtu organizimi i partive politike. Në një far forme ata gjithë kanë shkuar me qëllime politike dhe programe politike. Mendoj se ky qëllim i kanë lan mbrapa temat e rëndësishme për Kosovën siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar e shumë fusha tjera të rëndësishme. Situata aktuale ka bërë që mos të shikohen tjerat tema pra ata kanë vendosur që të bëjnë politik dhe të reagojnë ndaj qeverisjes” ka thënë Selmanaj.

Ndërkaq analistja Besa Luzha thotë se temat politike duhet të përfundojnë dhe zgjedhën tema me rëndësi dhe në favor të qytetarit.

Luzha për ‘Zërin’ ka thënë gjithashtu se ka shumë tema për të cilat do të duhej të protestohej përveç atyre politike. Sipas saj, protesta qytetare do të duhej të vinte temat në rend të parë si shtrenjtimi i rrymës, mungesës së sigurimeve shëndetësore , ndaj shëndetësisë jo efikase dhe shumë temave tjera në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

“Mendoj se në përgjithësi situata është duke u keqësuar dhe njerëzit janë lodhur. Por nga temat politike nuk po kemi mundësi as të diskutojmë skenarë te ndryshme për zhvillimin e vendit. Mendoj se protestat politike tanimë duhet të përfundojnë. Akterët politikë duhet të zgjidhin përfundimisht këto probleme të natyrës politike dhe ti kthehen zhvillimit të vendit. Ndoshta në atë rast do të kemi mundësi të shohim protesta qytetare kundër shtrenjtimit të rrymës, kundër mungesës së sigurimeve shëndetësore, kundër një shëndetësie mos -efikase, kundër një gjyqësori jo të pavarur. etj.. Pra ka shumë tema për të cilat duhet dhe mund të protestojmë si qytetarë sapo të përfundojnë këto tema kryesisht si pasojë e moszgjidhjes së problemit të mos njohjes së Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur dhe insistimit të vazhdueshëm për ti bërë obstruksione Kosovës në çdo aspekt” ka thënë Luzha./zeri/