Uji Dea

Koha po “punon” për armiqtë: FSK të armatoset, Ushtria të formohet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Republika e Kosovës nuk ka ushtri të saj dhe pikërisht mungesa e një strukture të tillë të sigurisë ditëve të fundit ka shtuar shqetësimet tek qytetarët dhe tek analistët. Sipas tyre, situata në Kosovë është e brishtë dhe pranë krize.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë e saj dhe se ajo duhet të pajiset me armatimin e duhur.

“Është humbje kohe të merremi me atë se si do të quhet ushtria jonë. Situata nuk është për t’u nënvlerësuar, sepse gjendja në kufirin Kosovë-Serbi është e brishtë. Si kurrë më parë, që nga përfundimi i luftës e deri më sot, do të duhej urgjentisht të armatoset Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të fillojë së funksionuari me të gjitha kapacitet operacionale. Në asnjë rrethanë nuk do të duhej të kishte pengesa për avancimin dhe armatosjen e saj. Nuk është e rëndësishme forma, por përmbajtja. Quajeni si të doni, por armatosja është jetike për sigurinë e Kosovës”, ka vlerësuar Islami.

Sipas tij, inatet personale e klanore duhet të lihen anash, pasi është “koha e fundit për unitet”.

“Të mos presim derisa serbët të binden që me dy të tretat e votave të ndërrohet ligji. Koha po punon për armiqtë tanë, prandaj duhet të ngutemi”, ka thënë Islami.

UBT

Edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, ka thënë se një shtet duhet ta ketë ushtrinë si shtyllën kryesore të mbrojtjes së sovranitetit e të territorit.

“Aktualisht, përgjegjës kryesor për ruajtjen e territorit të Kosovës është KFOR-i. Por, një shtet është tamam sovran vetëm kur me forcat e veta e ruan sovranitetin e integritetin territorial. Sidoqoftë, në këto rrethana Kosova është me fat që e ka KFOR-in si garant të mbrojtjes. Mirëpo, kjo gjendje nuk është e përjetshme. Prandaj, na duhet ushtria”, ka thënë Qela për Telegrafin.

Profesionistë apolitikë nga Kosova dhe nga diaspora kanë bërë thirrje për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia.

Ekspertët kanë thënë për Telegrafin se buxheti aktual nuk është në përputhje me nevojat dhe kërkesat e FSK-së. Buxheti i cili është ndarë për këtë institucion, gjatë këtij viti, është 51 milionë e 35 mijë e 617 euro. FSK-ja i ka 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.