RCCOLA

Koha për freskim në strukturën qeverisëse të Gjilanit!

/ 10 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan -Ēshtē thenë disa herë se në këtë mandat Gjilani ka mbetur i anashkaluar nga pushteti në qendër! Poashtu, nisja e disa projekteve madhore siç është lumi Mirusha, Universiteti Publik i Gjilanit, infrastruktur rrugore tē amortizuar shumë viteve të fundit, janë vetēm disa nga sfidat e mēdha me tē cilat po pērballet kjo komunē!

Kur kētyre sfidave ia shtojmē edhe moskoordinimin e qëndrimeve nē mes Kryetarit tē Komunēs dhe degës së partisë në pushtet, nē njērēn anē dhe opozitës herë aktive e konstruktive dhe herë pasive e dekonstruktive, nē anēn tjetēr, atēherē kēto sfida bēhen breng e cila na e ulē shpresēn se ky mandat i qeverisjes do tē mbyllet me sukses.

Pas kētij konstatimi, shtrohet pyetja logjike: Kush do tē fitoj e kush do të humbë nga kjo gjendje e krijuar dhe nga kjo mjegull politike qē po shpērndahet në skenën politike qeverisëse tē Gjilanit?!

Po e fillojmë nga terminologjia, kinse bashkëkohore, e cila po pērdoret kohëve të fundit, në gjuhën politike si: “dizajnimi i koalicionit qeverisës”, të cilën shpeshherë po e dëgjojmē nē debate, nē skenēn politike pozitë – opozitë tē Gjilanit?!

Sē pari, kjo shprehje ēshtē e pa njohur në fjalorin politik bashkëkohor dhe si e tillë nuk e ka vendin në fjalorin politik, sepse tashti terminologjia politike nuk vuan mē nga moszhvillimi. Sē dyti, përdorimi i kësaj gjuhe ndoshta ka për qëllim, ruajtjen e status – kohës politike, me arsyetimin se “kjo qē po ndodhē, nuk duhet të bëhet edhe shumë e madhe”, sepse strukturës udhëheqëse në Gjilan po i shtohet partia e cila deri tani nuk e ka pasur të qartë rolin e saj se a ishte pushtet, opozitë, apo asnjëra e as tjetra…?! Sē treti, nga ky aspekt, pushtetit tē Gjilanit po i krijohen disa standarde të panatyrshme tē qeverisjes së Komunës, sepse po kërkohet shpërndarje e përgjegjësive nē mes tē partnerēve dhe shtim tē hapësirës, (vetēm sa për të përfshirë subjekte apo individ të caktuar të subjekteve politike jo aktive), të cilat po kērkojnē qē tē marrin përgjegjësi për ta freskuar qeverisjen?!

Së paku kjo kështu duket nga këndi i shoqërisë civile aktive! Arsyetimi pēr kētē tē fundit, mund të jetë se çdo parti politike ka synim marrjen e pushtetit, i cili është qëllimi kryesor i tyre! Por shoqēria civile ka vērejtje nē faktin se marrja e pushtetit e ka njëfarë rendi e ai nuk mund të merret pa rend e pa vend, dhe aty nuk mund të katapultohesh kur nuk ka mundësi katapultimi, se pushteti nuk mund të kërkojë partner kur të lodhet, por ai duhet ti freskoj radhët e veta, nëse e ka kētē mundësi?!

Pas konstituimit të koalicionit qeverisës aktual në Gjilan, në mandatin e dytë me radhe, (pas procesit të lodhshëm zgjedhor tre rundësh dhe marrjes sē besimit të PDK-sē dhe kandidatit të saj me një filozofi politike “turbo urbane” të menaxhimit më bashkëkohorë e “expres”), qysh në start, u bēnē pērpjekje qē të ndërtohet një “standard politik – qeverisës më ndryshe” se që ishim mësuar të shohim në skenën politike qeverisëse të Gjilanit, qē nga viti 1999!

Por, Kryetari i Komunēs shumē shpejt hasi në pengesa nga subjekti i tij, përsëri një model ndryshe që qoi në krijim të një “standarti ndryshe të qeverisjes” (shih intervistën e Kryetarit të Gjilanit në www.rajonipress.com, të datës 22 maj 2012).

Punët po vazhdojnë, skena politike qëndrore po dinamizohet në shumë aspekte, për interesa më të gjëra kombētare e shtetërore. Edhe politika – qeverisja gjilanase po kërkon përkrahje të veçantë, me arsyetimin se ne jemi të interesuar të punojmë dhe të tregohemi para elektoratit, se mundemi dhe duhet të kërkojmë votën edhe për mandat të tretë, edhe atëherë kur nuk ka mundësi, madje edhe kur nuk kanë të drejtë…(thuajse qeverisja qendrore e ka të vetmin prioritet qeverisjen në Gjilan)?!

Nga kēto kērkesa vërehet se nuk ka një koordinim si duhet me qendrën dhe mund të supozohet se ose qeverisja gjilanase nuk ishte “politike” në kërkesat e saja, ose qeverisja qendrore nuk i përfilli kërkesat e saj (shih intervistën e Kryetarit të Kumunës së Gjilanit në www.rajonipress.com të datës 22 maj 2012)?!

Nga shumë studiues, analistë dhe ish qeveritar, thuhet se qeverisja lokale është shumë sfiduese, madje struktura e saj duhet të përbëhet nga persona dhe personalitete të shquara, profesionale, me përvojë menaxhuese ose njohës të menaxhimit publik, njohës të sistemit politik e ligjor, (në veçanti legjislacionit të fushës së qeverisjes lokale), ndërsa në shtete me aplikim të modelit të decentralizimit të plotë të kompetencave (federata dhe konfederata), qeverisja është edhe një lloj “zanati” dhe kushdo nuk mund të merret me tē, sepse ka edhe nivel të lartë të përgjegjësisë publike.

Nga e gjithë kjo, nëse e tërheqim një paralele me nivelin e Kosovës në përgjithësi, e me qeverisjen e Gjilanit në veçanti, mund të gjenden disa elemente për krahasim, edhe atë vetëm nëse e marrim figurën e Kryetarit dhe punën e tij në disa raste?! Shtrohet pyetja e thjeshtë: a mund të jetë “kapiteni i ekipit” i suksesshëm dhe i rehatshëm, nëse pjesa ma e madhe e ekipit tē tij është e pa stërvitur?!

Pērvojat e tē tjerēve kanē treguar se njē gjē e tillē nuk ēshtē e mundur! Nē rastin mē tē keq, ai mund t’i mbaj tri apo katër role në ekip, por në asnjë mënyrë nuk mund t’i mbajë njëmbëdhjetë role, (siç ndodh shpesh ta shohim njē model tē tillē në qeverisjen e Gjilanit), pēr shkak se një ditë ai mund të lodhet aq shumë, sa ekipi as që do tē mund të gjejë zëvendësim pēr vendin e kapitenit, sepse askush nuk dēshiron qē tē shkoj nē dēshtim?

Raportet politike pozitë – opozitë!

Fundamenti

Nuk mund t`i ikësh mendimit, se pas lodhjes rraskapitëse në tri rundet e zgjedhjeve, mundet të dal edhe diçka e freskët?! Ende pa kaluar gjysma e mandatit, janë vërejtur disa pakënaqësi, qē kanē tē bējnē me rritjen e apetiteve për pushtet tē disa individēve, si nga vetë pozita, poashtu edhe nga opozita?!

Rasti ndodhi një të diele të këtij viti, kur u shfaqë një tentativë “transferimi” e këshilltares nga radhët e pozitës në ato të opozitës, (një shembull i pa zakontë i parlamentarizmit politikës)! Praktika parlamentare e Kosovës dinë të krijojë edhe kësi precedanesh?!

Pastaj ka pasur disa tentime (turrje) të një ish strukture partiake, qē tē kthehet në partinë e vjetër, tē cilēt nuk dēshironin tē tregonin se a po kthehen si individ apo kolektiv?! Kjo kishte ndodhur, sepse ata as vet nuk e dinin se si do ti prisnin atje?!

Në kontinuitet të kësaj, subjekti më i ri e shumë i zhurmshëm i cili e ka degën edhe në Gjilan, filloi ta ndiej vetën të fortë, madje e shpalli veten edhe opozitë, edhe pse ky status nuk i takonte, sepse pēr arsye tē njohura, nuk është e përfaqësuar në Kuvendin Komunal?!

Partia tjetër me përvojë edhe në qeverisje, pasivitetin e saj në këtë mandat vendosi ta vulosë, edhe pse askush nuk e di pse?! Ndërsa partia me përvojën më të gjatë në qeverisje, shumē shpejt u këndell, sa për pak sa nuk e mori pushtetin, në rundin e dytē tē zgjedhjeve?! Ajo, skenës politike u mundua t`i sjellë gjallëri në stilin e opozitës, me metodën e saj historike të konferencave tē fundjavēs! (Në ora 12 ose 13 del lideri me katēr – pesë veta mbrapa tij, tē cilēt e dëgjojnë me vëmendje kur ai tregon ndonjë “vicë”, si pērgjigjje informatorit të Komunës për “vicën” që ai ia ka tregu atij një ditë më parë, në stilin e “selamit” përmes gazetarëve lokal), një përshkrim i situatës dhe ndonjë vërejtje a kritikë të arsyeshme aty këtu, por pa asnjë propozim konkret?!

Nga gjysma e parë e mandatit, nuk kemi vërejtur se ka pasur debat tjetër mes pozitës dhe opozitës, përpos atij se cili ma express (shpejt) po ia kthen replikën tjetrit, (në www.2lonline.com), për qëndrimet publike qē ai ka pasur, për ndonjë proces në komunë, apo për angazhim shumë serioz, se cili po e kallxon “vicën” më të “fortë”, në stilin “a të ka shterr ty a mua qezma”?!

Ndërsa nga radhët e pozitës është vërejtur përkujdesja e disa “qatipëve”, që kohëve të fundit kanë shpikë disa pozita për vete, sepse nuk kanë çka tē punojnë, por qē angazhohen t`i tregojnë atyre “veteranave” se “ju e keni hangër më të juven”, dhe ta vlerësojnë punën e vetë që e bëjnë dhe sidomos të shefit të tyre, (njē praktikë tjetēr e pa zakontë)!

Nē anēn tjetēr, opozita e vetëshpallur, nē vend se tē merret me projektet dhe efikasitetin e investimit tē parasë publike, merret me atē se, athua Kryetarin e Komunēs e merr gjumi më lehtë në Malishevë apo në Tokë Bahqe?!

Nga kjo qē u tha, del se deri tani, (gjysma e parë e mandatit), ka pasur një zhvillim të jetës politike – qeverisëse të stilit, “lavdëro vetën se diçka mbetet”, (qē e ka apliku pozita), dhe nga ana tjetēr “tall gjithçka qē ka ka punuar pozita, se dikush tē beson”, (qē e ka apliku opozita)?!

Krejt pēr fund, nga e gjithē kjo që po shohim në gjysmën e parë të këtij mandati qeverisës, na del se duhet të shtrohen haptas në debate të qarqeve mediatike, intelektuale, akademike, nivel ekspertësh, shoqërisë civile, çështja se athua qeverisja e pozitēs nē Gjilan ka nevojë për freskim, pēr shkak se është lodhur shumë nga angazhimi qē ka pasur dhe ku qëndron roli i opozitës nē kētē mandat, a është e gatshme të ndihmojë procesin apo ta pengojë atē dhe a ka ajo kapacitete më të mëdha se qeverisja aktuale, që të vazhdojë realizimin e punëve kur ato do të mbeten pa u përfunduar nga ajo?!

Ndērsa disa pyetje tjera duhet tē shtrohen pēr tē gjithē ne: a ka nevojë skena politike e Gjilanit për shoqëri civile më aktive, a ka nevojë për subjekt të ri politik, a ka nevojë për inkuadrim të kuadrove në parti politike, apo ka nevojē vërtetë për freskim të radhëve të pushtetit, i cili ndoshta është lodhur shumē?!

Dhe a është reale qē qeverisja gjilanase të ketë “kuadra” vetëm nga Përlepnica e Malisheva, ndërsa tē mos kenē fare nga Zhegra, Cërnica, Bresalci, Pogragja, Velekinca etj.?

Këto çështje të shtruara në formë pyetjesh, shoqëria gjilanase duhet ti trajtojë dhe marrë me seriozitet pa dallim pozicionesh politike, sepse janë në interes tē qytetarisë dhe shoqërisë gjilanase nē përgjithësi.

(Grupi i analistëve politikë të ISEPJ – Instituti për Studime Ekonomike, Politike dhe Juridike)