Fundamenti

Koha më e shëndetshme për të ngrënë gjatë ditës është…

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kjo është për të gjithë ju që hani natën vonë: A do të ishte në rregull të hani vetëm për 12 orë gjatë ditës nëse e kishit ditur se kjo gjë do të ju mbajë të ri dhe të shëndetshëm?

Kjo pikërisht është ajo që një studim nga an Diego State University dhe the Salk Institute for Biological Studies kanë gjetur: ngrënia gjatë një “kohe të caktuar për ushqim” (TRF) nga 12 orë gjatë ditës mund të përmirësojë dukshëm cilësinë e gjumit, të frenojë shtimin e peshës dhe parandalojë dështimin e zemrës për shkak të moshës. Në rregull, i gjithë ky studim është bërë në miza – por prapë.

“Rezultatet ishin aq dramatike sa qe instinkti ynë i parë se ndoshta i kishim përzier grupet e mizave dhe i kemi analizuar mizat më të reja,” thotë Girish Melkani, PhD, bashkëautor i letrës së botuar në Science. “Morri shumë, shumë raunde të përsëritjes së eksperimentit që më në fund të na bind se TRF-ja ishte përgjegjës për zemrat që dukeshin shumë më të reja tek mizat e vjetra.”

Këto rezultate shtojnë mbështetje në fushën e krononutrionit – që është, ideja se koha kur hamë është më e rëndësishme se çfarë hamë. Hulumtimet në minj tregojnë se TRFja gjatë kohës së natyrshme të të ushqyerit promovon humbje peshe dhe parandalon sëmundjet metabolike kur kafshët konsumojnë ushqim me yndyrë të lartë. Hulumtim i ngjashëm tek njerëzit ka gjetur se puna në ndërrim të natës (dhe rrjedhimisht ngrënia e ushqimit natën) është i lidhur me mbipeshë, diabet, dhe sëmundje kardiovaskulare.

Uji Dea

Pse ngrënia gjatë ditës duket të jetë shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut? Shkencëtarët mendojnë se ka të bëjë me prishjen e ritmit circadian, orën e brendshme të trupit tonë që i përgjigjet dritës dhe errësirës dhe i rregullon proceset biologjike se kur duhet të flemë apo të hamë. Në shoqërinë moderne, argumentojnë ata, drita artificiale dhe mundësia e vazhdueshme e ushqimit kanë ndërhyrë në këtë ritëm, duke na shkaktuar të hamë më shpesh në intervale jo natyrale, me siguri duke na dëmtuar shëndetin gjatë procesit.

Potenciali i krononutrionit është emcionues, por studiuesit thonë se nuk mund të nxjerrim përfundime të mëdha ende. Ne e dimë që çrregullimi i ritmit circadian mund të na hap probleme, por kemi edhe shumë hulumtime për të bërë para se të kuptojmë se kur, saktësisht, njerëzit duhet të hanë.

Tani për tani, do ta mbajmë në mend si “me kohë të kufizuar!”. ©Motivim.com