Eko Higjiena

‘Koha kalon, drejtësia për Krime Lufte zbehet’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti 2016 ka shënuar raportin më negativ në vitet e pas luftës, në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

Kjo u bë e ditur derisa Fondi për të Drejtën Humanitare ka bërë publik raportin për monitorimin e gjykimeve për krime lufte që e ka titulluar “Koha kalon, drejtësia për Krime Lufte zbehet”, njofton Klan Kosova.

Në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare është bërë e ditur se në vitin 2016 janë ngritur vetëm dy aktakuza për krime lufte nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndërkohë që nuk është regjistruar as një aktakuzë nga ana e prokurorëve të EULEX-it, që sipas tyre është jashtëzakonisht pak.

ARKATANA

Anka Kurteshi – Hajdari nga FDH ka thënë se edhe misionet ndërkombëtare që kanë trajtuar lëndët e krimeve të luftës në Kosovë ka bërë fare pak.

Sipas evidencave të kësaj organizate për 17 vjet janë proceduar 44 raste për krime lufte në Gjykata, derisa në kuadër të tyre, 63 shqiptarë kanë qenë të akuzuar në 20 lëndë derisa 43 serbë në 22 lëndë.

Ndërkohë që gjykimet për këto lëndë në disa raste janë ende në vijim e sipër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.