UBT

Koha e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është dita vendimtare për futbollistët shqiptarë të Zvicrës. Përfaqësuesja ‘helvetike’, e udhëhequr nga pesë futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, kërkon kualifikimin tutje në takimin e fundit ndaj Hondurasit, që do të zhvillohet në Arena Amazonia në ora 22:00.

Për mesfushorin shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, takimi ndaj Hondurasit do të jetë si një finale e madhe, pasi fitorja ata do t’i kualifikonte për në raundin tjetër pas tetë vitesh mungesë.

FIDANISHTJA

“Ndeshja me Hondurasin do të jetë si një finale për ne. Ne duhet të fitojmë pasi në këtë mënyrë do të arrijmë raundin e dytë në të kundërtën duhet të fluturojmë për në shtëpi”, deklaroi mesfushori 21-vjeçar, i cili ka arritur të hyjë në histori, si futbollisti i parë kosovar që ka realizuar gol në një ngjarje të madhe siç është Kampionati Botëror.

Tutje anëtari i skuadrës gjermane Borussia Moenchegladbach, iu është përgjigjur edhe një pyetjes që ka të bëjë me klimën e nxehtë që mbretëron në Brazil, duke mos e llogaritur edhe si problematike. “Nuk e shoh si problem klimën që mbretëron në Brazil. Nxehti i njëjtë do të jetë si për ne ashtu edhe për kundërshtarët tanë. Duhet të përqendrohemi vetëm për të luajtur futboll ashtu siç e kemi bërë në dy ndeshjet e para. Besoj se do t’ia dalim”, përfundoi numri 10-të i ‘helvetikëve’….(më gjerësisht në shtojcën sportive të gazetës Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.