Uji Dea

Kodi që zyrtarizon Serbinë brenda Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshja për Kodin Telefonik të Kosovës (+383) ka gëzuar Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë, të cilat shprehen triumfuese në këtë rund bisedimesh. Derisa Kosova thotë se ka marrë kodin e pavarur telefonik që do t’i sjellë përfitime të mëdha, në Beograd thonë se me këtë marrëveshje Serbia u zyrtarizua në Kosovë me një telekom legjitim. Për opozitën ky është dështimi i radhës, ndërsa ekspertët e ekonomisë mbeten skeptikë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Marrëveshja për Kodin Telefonik Shtetëror të Kosovës +383, e arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka gëzuar përfaqësuesit e të dyja qeverive, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Të dyja qeveritë shprehen fituese në këtë rund bisedimesh, Kosova kodin ndërsa Serbia zyrtarizmin e saj brenda Kosovës.

Për ekspertët e ekonomisë Marrëveshja për Kodin Telefonik konsiderohet pozitive edhe pse ende mbetet e paqartë nëse me të vërtetë Kosova do të bëhet pjesë e ITU-së.

UBT

Ndërsa sipas opozitës kjo marrëveshje është dështimi i radhës i Qeverisë së Kosovës që rikthen Serbinë si triumfuese në Kosovë.

Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se për çështje të brendshme, duke përfshirë këtu edhe kodin telefonik, nuk do të duhej të bisedohej fare me Serbinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.