FITORJA

Kodi etik i faqebardhësisë (ese)

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mehmetali Rexhepi – Selatin Novosella, djali i tretë i Nënës Naile i ka shkruar Kujtimet e tij në katër vëllime, me titull “NGA KOHA NË KOHË”, në 1.560 faqe, të ilustruara me 463 dokumente, faksimile dhe fotografi. Autori, me një pedanteri për lakmi në Kujtimet e tij e ka paraqitur në mënyrë kronologjike, jetën e vet, jetën e familjes së tij dhe, veprimtaritë e shumë brezave të atdhetarëve, pjesë e të cilave ishin edhe anëtarët e familjes së madhe Novosella. Me vëmendje dhe përkushtim të veçantë, autori flet për nënën e tij, nënën Naile. Posaçërisht flet për nëntë burgosjet e tre djemve dhe nipit të nënës: dy burgosjet e djalit të dytë, Sabriut; katër burgosjet e djalit të tretë, Selatinit; dy burgosjet e djalit të katërt, Bedriut dhe një burgosje e nipit, Ilirit.

Këtu do të nënvizoj ngërthesën e uratat, porositë ose amanetet e nënës Naile, të cilat ia thotë djalit të dytë, Sabriut, më 8 qershor 1964; me rastin e burgosjes për herën e parë, së bashku edhe me Adem Demaçin dhe rreth 300 anëtarë të organizatës atdhetare Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.

Për shumëçka që është thënë në Kujtimet e Selatin Novosellës dhe, që zbërthen kursin familjar të sprovimit, kuptohet si duhet qëndruar, duke pasur parasysh fjalët e nënës Naile, kur i drejtohet të birit të prangosur, Sabriut;

N‘dorë të Zotit djali jem dhe m`u kthefsh faqebardhë!

Varianti tjetër i uratës së nënës, pas dorëzimit të djalit në policinë e UDB-së (Shërbimi Shtetëror Jugosllav), në Prishtinë, më 8 qershor 1964, ajo i thotë të birit:

Ndorë tZotit, djali jem dhe banu burrë!

Në të dy tendosjet kulmore shpirtërore, në pritjet e nënës para policisë së pushtuesit, nuk shfaqet vaji, as britma, as gjëma, as kuja. Le t’i qasemi më shtruar kësaj

rrethane psikologjike, për ta forcuar bindjen e pohuar të brumosjes kombëtare dhe morale të Nënës Naile dhe familjes së saj.

Si mund t`i zbërthejmë ndryshe uratat dhe përballjen emocionale të nënës shqiptare në të dy situatat?

Forca e stoicizmi, e qëndresës së nënës, ngërthehet në kodet e pashkruara etike porse funksionale, të akumuluara ndër shekuj!

Kodi i parë i uratës, përballjes së paepur, është Zoti. Po të donim ta përimtonim nëntekstin, do të hynim në përmbajtjen e ngërthesës.

Zoti është i Gjithë Fuqishëm, i Gjithë Mëshirshëm!

Eco Higjiena

Ai na sheh dhe na drejton, na ruan dhe na shpëton nga e keqja, nga hasmi, nga të ligat…

Hasmi nuk ia ka dhënë shpirtin djalit tim, as mund t’ia marr, pos Zotit që ia ka dhënë atë, dhe vetëm Ai mund t’ia merr…

I qofshim falë Atij!

Kodi i dytë i uratës përshkohet nga trajta e fjalisë dëshirore: M`u kthefsh faqebardhë!

Në uratën e dytë: pos strehës shpirtërore, që është dora e Zotit, djalit, krijesës më të dashur të jetës, nëna ia dëshiron kthimin në vatër, veçse si faqebardhë! Ky është një kod etik jetik, tej hamendësimit të akëcilit karakter! Atë e ngërthente nëna Naile! Pikërisht në brendi të këtij kodi burojnë: guximi, qëndresa, durimi, burrëria, heroizmi, faqe-bardhësia, çiltërsia dhe sakrifica e karakterit, por karakter i sakrificës me faqe-bardhësi! Kushtëzim i fortë! Porse, pa këtë nuk përmbushet faqja e bardhë pa njolla të zeza! Është një veçanti kush e shqiptoi këtë kod me një kriter kaq të rreptë, pa dyshim sakrifikues? Sa herë që i arrestoheshin, me vrazhdësinë më armiqësore, djemtë veprimtarë kësaj nëne, këtë kod etik-epik e shqiptonte pikërisht kjo nënë! Sado që për natyrën e nënës pritej një përulje në dhimbjen amnore për djemtë… Porse, veçantia ishte mbjellë në ideale më të lartë se sa dhimbja amnore… Kjo veçanti ishte rritur e forcuar në karakterin stoik, heroik dhe pastërtinë etike të një nëne heroinë e tillë, sikurse ishte nëna Naile.

Ky është një parim i ngulitur brenda kodit të pashkruar, por të trashëguar.

E vetëdijshme për dhunën e shfrenuar të UDB-së, që do të përplasej mbi të birin, megjithatë, ajo birit i dëshiron të mos ligështohet, por nga ai kërkon pathyeshmëri: banu burrë! Pra, pa burrëri nuk ka atdhedashuri!

Kjo trajtë e shprehjes në mënyrë urdhërore dhe banu burrë, shfaq përtrollitje të kodit të vlerave të burrërisë, si njëri nga tiparet më karakteristike në traditën e vlerave njerëzore shqiptare. Pikërisht ky kod tradite i burrërisë e ruajti etninë nga zhbërja.

Sipas këtij diskursi, kush do ta shpëtojë kthimin “faqebardhë” të djalit, në qoftë se jo burrëria dhe qëndrimi i tij burrëror?

Për këtë, një nënë e brumosur kësisoj, aq sa peshon dhimbja për djalin veprimtar të burgosur, po aq peshon vlera e tij e kthimit faqebardhë! I pa njollosur!

Në rastin e uratës së parë, në gjendje të tendosur dhe të turbulluar të shpirtit, të dhimbjes për djalin, situatave të këtilla të përballjes, shpalohen kodet etike, që ua zënë vendin dhe i përjashtojnë tronditjet, si ndjeshmëri personale, sepse pesha e trajtës dëshirore “m’u kthefsh faqebardhë” është përcaktuese dhe përfaqësuese e krejt një çështjeje madhore.

Faqja e bardhë, kthimi me faqe të bardhë, ngre flamurin e kodit të ngadhënjimit etik mbi antonimin e faqes së zezë. Filozofia e stoicizmit shqiptar e njerëzor është ngërthyer thellë në kodet etike të qenies së tij. Këto kode të forcës morale mbrujtën qëndresën, vazhdimësinë e identitetit, përmes frymës heroike, duke kapërcyer shekuj me radhë deri në të sotmen,/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.