Fundamenti

Kodheli: Ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re partneriteti me Kosovën

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Në ditën e dytë të Asamblesë Parlamentare të NTO-s e cila për herë të parë mbahet në Tiranë, mbajti një fjalë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ministrja theksoi nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë Kosovën, sepse rajoni është i brishtë – tha ajo – përsa i përket konflikteve dhe ndihet ndikimi i Rusisë.

“Për fat të keq, pothuajse dy vjet më parë, të gjithë ne, pamë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe aktivitetet e tyre të vazhdueshme shtrënguese përreth Ukrainës. Për më tepër, Rusia filloi të rrisë retorikën kundër NATO-s dhe aleatëve të saj, madje edhe në një fushë shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, atë “bërthamore”. Më lejoni të ri-kujtoj deklaratën e ambasadorit rus në Danimarkë në mars të 2015-ës, i cili pohoi se nëse Danimarka do bëhej pjesë e sistemit mbrojtës antiraketë, të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë luftanijet Daneze mund të kthehen në shënjestra të raketave bërthamore ruse”, u shpreh ministrja.

KKVITI

Me këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajone që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare dhe Ballkani Perëndimor është një prej tyre, – tha Kodheli, – relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme por i ndikuar nga Rusia dhe fondamentalizmi.

“Sipas pikëpamjes sonë, konfliktet mund të parandalohen nëpërmjet proceseve integruese që ndërmarrin reforma demokratizuese. Shumë prej vendeve tona janë ende shumë të brishta për ndërtimin e demokracive liberalizive dhe rruga e anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor dhe kjo vlen dhe për vendin tim. Ndaj, kjo është arsyeja pse Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi, në NATO. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do t’i bashkohet Aleancës. Mendoj se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën. Dua të nënvizoj ndërtimin e një qëndrese të përbashkët ndaj kundërshtarëve dhe sfiduesve tanë, po me duket se ne nuk biem dakord për karakterin e këtyre kundërshtarëve. Unë e di që gjërat nuk janë vetëm bardh e zi dhe sfidat e kërcënimit ndihen në mënyra të ndryshme ndaj të bazohemi në atë që na mban të lidhur bashkë. Lidhjet transantaltike të mbrohen dhe përparohen me çdo kusht.”, tha ministrja e Mbrojtjes./zeri/