Mobi Casa

Kodheli: E vetmja zgjidhje, dialogu në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka deklaruar se e vetmja rrugë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Kosovë, është diskutimi në Kuvend sepse gjuha e rrugës nuk mund të sjellë zgjidhje.

Këto komente Kokdheli i bëri gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e FSK-së, Haki Demolli. Ky i fundit tha se draft ligji që mundëson transformimin e FSK në Forcë Mbrojtëse i ka shkuar Kuvendit në muajin mars por nuk ka kaluar për shkak të mos përkrahjes nga lista serbe. Ai tha se shpreson që posa të normalizohet gjendja e krijuar në Kuvend, do të votohen ndryshimet kushtetuese që FSK-në e bën ushtri.

Ministrja Kodheli dhe delegacioni i saj është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e FSK-së. Të dy delegacionet patën një takim të përbashkët, kurse, pas takimit të dy ministrat iu drejtuar mediave duke thënë se bashkëpunimi në mes këtyre ministrive është realizuar dhe do të vazhdojë.

Kodheli tha se terrorizmi është bërë një kërcënim global.

“Dy shtet tona duhet të angazhohen për të mbrojtur qytetarët tonë. Kosova ka një target drejt Bash kimit Evropian por Kosova ka sfida të mëdha përpara, jeni duke punuar shumë por nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim që nuk është i thjeshtë por nuk është i pamundur”, ka thënë ajo

Mobi Casa

Sipas saj, duhet të ketë një dialog por nuk mund të ketë dialog të rrugës.

“Të mësoni nga gabimet tona dhe mos i përsëritni, andaj ne jemi këtu te ju për të iu mbështetur”, ka thënë ajo.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, lavdëroi ministren Kokdheli, duke thënë se gjatë një paneli në Forumin e Sigurisë në Kanada, të mbajtur ditë më parë ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze jo vetëm mistrinë e mbrojtjes por gjitha femrat dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

“Diskutuam edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive dhe u konstatua se janë realizuar aktivitet të ndryshme mes këtyre dy ministrive. U dakorduam të bëhet plani i viti 2016 ku përfshihen aktivitete të cilat nuk janë realiz uar në 2015. Gjatë takimit u konstatua që dy shtet kanë rritur nivelin e gatishmërisë për mbrojtje nga terrorizimi”, ka thënë ai.

Demolli shtoi se nuk ka zgjidhje me dhunë nuk e përkrahim dhunën nga asnjëra person sepse si zgjidhje të vetme e shohin dialogun politik.