Uji Dea

Kocijançiq thotë se BE-ja vazhdon përkrahjen për Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rreth largimit nga detyra e prokurorit të Speciales David Schwendiman, është deklaruar edhe zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.

Në një deklaratë të zëdhënëses Maja Kocijançiq, shpreh falënderim për prokurorin për “punën e tij të shkëlqyer gjatë periudhës kur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u krijua nga atë të një ligji të Kosovës për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet serioze tejkufitare dhe ndërkombëtare që ndodhën gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë më 1998, 1999 dhe 2000”.

“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një përkrahës i fuqishëm i punës së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, i cili është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit drejtë BE-së dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq.

Reagon Trendafilova pas largimit të Prokurorit të Speciales
“Procedurat përkatëse për emërimin e pasardhësit të Schwendiman do të fillojnë shpejtë, sipas ligjit, për të siguruar vazhdimësi të plotë të punës’, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Kocijançiq.

FIDANISHTJA

Gjithashtu edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka folur për largimin e David Schwendiman.

Trendafilova ka lavdëruar punën e deritanishme të Prokurorit Shvendiman, për të cilin ka thënë se prej emërimit të tij në detyrë, ai ka punuar në mënyrë këmbëngulëse për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kryetarja e Dhomave të Specializuar, gjithashtu ka shprehur qëndrimin se të dy institucionet, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të vijojnë pa ndërprerje punën për përmbushjen e mandatit të tyre./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.