HW

Kocijançiq: Mogherini, e vetmja ndërmjetësuese në dialog

/ 2 minuta lexim
HW

Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetëse në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu ka thënë për gazetën serbe “Novosti” zëdhënësja e saj Maja Kocijançiq, në lidhje me paralajmërimet se në tërë procesin mund të përfshihen në mënyrë aktive Gjermania dhe Franca në veçanti.

Kocijançiq thotë se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që ndërmjetësohet nga BE, duke përfshirë një datë të re të mundshme.

Zëdhënësja e Mogherinit thekson se shefja e diplomacisë evropiane është duke bërë misionin e saj:

KKVITI

“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, përfaqësuesja e lartë evropiane të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brionit në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Gjithashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë taksën për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”, transmeton Klan Kosova.

Sa i përket Samitit të Berlinit, Kocijançiq theksoi se ky takim ka dhënë një mundësi për shkëmbim joformal të pikëpamjeve.

“Takimi dha një sinjal të rëndësishëm për përfshirjen e dy shteteve anëtare, Gjermanisë dhe Francës, së bashku me të tjerët, për të vazhduar, dhe me më shumë përkushtim, të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.