Uji Dea

Kocijançiq: Kosova ta pezullojë taksën

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pavarësisht faktit se ditët e fundit është ulur presioni ndërkombëtar për pezullim të taksës zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka përsëritur edhe një herë se BE-ja vazhdon të konsiderojë se tarifa ndaj produkteve serbe e atyre boshnjake duhet të suspendohet.

Mobi Casa

“Siç është thënë në vazhdimësi, BE-ja së bashku me SHBA-në dhe me shtetet e tjera i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë menjëherë tarifën, në mënyrë që të mundësojnë rifillimin e shpejtë të dialogut. Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka mundësi tjetër për rifillimin e shpejtë të dialogut midis dy palëve. Tarifa jo vetëm që pengon rrugën e dialogut, por pengon edhe rrugën evropiane të Kosovës”, ka theksuar Kocijançiq gjatë një prononcimi për “Zërin”./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.