FIDANISHTJA

Kocijançiq: BE të verifikojë nëse muri në urën e Ibrit është sipas marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas raportimeve të fundit se në urën mbi lumin Ibër po ndërtohet një muri, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE).

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kocijançiq ka thënë për lajmi.net se janë duke i shqyrtuar raportet lidhur me këtë muri.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiq për lajmi.net.

Sipas saj, BE-ja është në kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një dizajn të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet.

Sipas Tahirit, për këtë muri janë njoftuar edhe zyrtarët e BE-së.

Mirëpo, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka thënë se muri nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.