HW

Kocijancic: Për marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë ka ende punë për të dyja palët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas njoftimit nga Ministrja e Dialogut Edita Tahiri, se marrëveshja për Lëvizje të Lirë nuk do të hyjë në fuqi në datën e paraparë, Maja Kocijancic, zëdhënësja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, ka thënë se marrëveshja nuk u zbatua për shkak të çështjeve teknike nga të dyja palët.
Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësen Kocijancic, duke kërkuar të marrë informata më të detajuara të arsyes së mos-zbatimit të kësaj marrëveshjeje të arritur në Bruksel me 23 qershor.

Kocijancic është përgjigjur shkurt duke thënë se “Ka punë teknike për tu bërë nga të dyja palët rreth përgatitjeve për implementimin e marrëveshjes për Lëvizje të Lirë për polisat e sigurimeve. Duhet të shqyrtojmë me kujdes që të sigurojmë mbulesë të sigurimeve në interes të shoferëve. Puna po vazhdon”.

Hidromorava

Kabineti i Ministres për Dialog Edita Tahiri, në një shkresë drejtuar anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare, ka njoftuar se Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve e nënshkruar në Bruksel me 23 Qershor në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të hyjë në zbatim në datën e paraparë.

Tahiri ka deklaruar për Klan Kosova se kabineti i saj është njoftuar nga Bashkimi Europian se Serbia nuk ka qenë e gatshme që të implementojë marëveshjen dhe se janë duke i bërë presion Bashkimit Europian, që të bisedojë me autoritetet serbe për fillimin e zbatimit të kësaj ujdie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.