ARKATANA

Kocijancic: Formimi i qeverisë, çështje e brendshme e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Formimi i qeverisë është çështje e brendshme e Kosovës e bazuar në rregulla dhe procedurat e parapara”, tha Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Këto komente kocijancic i ka bërë duke iu referuar marrëveshjes së arritur të martën, në mes të liderëve të opozitë, sipas së cilës krijohen kushtet për formimin e qeverisë së re – pa partinë që mori shumicën e votave në zgjedhjet e 8 qershorit.

Kocijancic konfirmon se Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme bisedë telefonike me kryeministrin aktual, Hashim Thaçin, me ç’rast, sipas Kocijancic, “janë diskutuar prospektet e ndryshme të procesit zgjedhor”.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, zyrtarë nga kabineti i baroneshës Ashton, në kushte anonimiteti tërheqin vërejtjen se biseda e djeshme telefonike në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohet si përkrahje e saj për një opcion politik, në këtë rast kryeministrin Thaçi.

Gjithnjë sipas këtyre zyrtarëve, për shefen e diplomacisë evropiane, gjëja më e rëndësishme është që qeveria e re kosovare, në cilëndo përbërje qoftë ajo, të konfirmojë përkushtimin ndaj procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Për ne është tejet i rëndësishëm dialogu dhe vazhdimi i këtij procesi. Ndërsa, ne assesi nuk mund të shprehemi kundër një marrëveshjeje e cila është e bazuar në parime demokratike”, thanë burime të afërta me baroneshën Catherine Ashton. /rtk/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.