“Kobra” është gati

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Boksieri Arnold Gjergjaj do të ndeshet me gjeorgjianin Gogita Gorgiladze. Boksieri shqiptar i cili jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj, i njohur me nofkën “Kobra”, është gati për meçin e radhës që do të zhvillohet të shtunën më 1 shtator, shkruan albinfo.ch.

Ai në ring do të ndeshet me gjeorgjianin Gogita Gorgiladze. Të premten janë bërë edhe matjet zyrtare para meçit, ku gjeorgjiani ka peshuar 103.2 kilogramë, derisa Gjergja 107.6 kilogramë.

Gjeorgjiani 25-vjeçar ka mjaft përvojë dhe ka zhvilluar 66 meçe në karrierën e tij.

Meçi i së shtunës do të zhvillohet në qendrën kulturore dhe sportive në Pratteln.

Mobi Casa

Gjergjaj është shprehur i gatshëm para këtij dueli, duke bërë thirrje bashkatdhetarëve që ta mbështesin, ashtu siç kanë bërë deri më tani.

“Kobra” është gati