Mobi Casa

Koalicionit i ngec në fyt Demarkacioni

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka njoftuar gjatë ditës së martë se ka marrë vendimin për shtyrjen e procesit të votimit në Komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian për 5 shtator me arsyetimin e, siç tha, “përparimit të mangët në përmbushjen e kriterit të fundit, veçanërisht të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”. Vendim i Fajon vjen vetëm pak ditë përpara se Komiteti LIBE të nxirrte në votim vendimin për liberalizim të vizave, duke i hapur mundësinë Parlamentit Evropian të votonte për lirinë e lëvizjes në zonën e BE-së të shtetasve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, drejtuar qytetarëve të vendit, ka thënë se “Kriteri i mbetur për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, kriter i cili do ta hapë rrugën për liberalizim të vizave për Kosovën “duhet të plotësohet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme”. Presidenti Thaçi ka shkruar se nga moszbatimi i këtij kriteri, vendimi nga Brukseli për Kosovën u shty në shtator. “Nëse nuk ratifikohet tash Demarkacioni, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën”. Duke iu referuar kundërshtimeve të opozitës ndaj marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, presidenti Thaçi ka thënë se “Demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston”. ‘Kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Çdo pengesë në zbatimin e këtij kriteri, qytetarët e Kosovës do t’i mbajë të izoluar”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në ‘Facebook’. Edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit, që të adresojnë “në mënyrë të përgjegjshme dy çështjet e hapura, Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, si çështje të interesit nacional”.

FITORJA

Paralajmërimi i Fajon-it

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka njoftuar gjatë ditës së martë se ka marrë vendimin për shtyrjen e procesit të votimit në Komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian për 5 shtator me arsyetimin e, siç tha, “përparimit të mangët në përmbushjen e kriterit të fundit, veçanërisht të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”. Vendim i Fajon vjen vetëm pak ditë përpara se Komiteti LIBE të nxirrte në votim vendimin për liberalizim të vizave, duke i hapur mundësinë Parlamentit Evropian të votonte për lirinë e lëvizjes në zonën e BE-së të shtetasve të Kosovës.

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, tha se kjo shtyrje ka qenë e papritur dhe bëhet për arsye që tashmë dihet e që është mosplotësimi i kriterit të vetëm të mbetur – ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. “Deklarata e raportueses Fajon duhet të merret shumë seriozisht, në konsideratë nga institucionet e Kosovës në mënyrë që sa më shpejt dhe pa vonesa (sepse vonesat janë të paarsyeshme) ta adresojnë edhe këtë çështje të mbetur dhe të shmangim të gjitha arsyetimet që mund t’u shërbejnë shteteve anëtare dhe deputetëve të Parlamenti Evropian për ta zvarritur vendimmarrjen, në favor të Republikës së Kosovës”, tha Çollaku./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.