UBT

Koalicionin me PDK-në e bënë jolegjitimët e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vlefshmëria e vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’u bashkuar me PDK-në për të formuar qeverinë e re, mund të vihet në pikëpyetje nga anëtarësia e këtij subjekti. Kjo pasi që janë bërë 15 ditë që kur udhëheqësisë së LDK-së i ka skaduar mandati.

Zgjedhjet e fundit brenda LDK-së të mbajtura më 7 nëntor 2010, sollën në krye të partisë kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, Isa Mustafën, i cili deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit të VII zgjedhor të LDK-së nuk kishte bërë të ditur kandidaturën e tij.

FIDANISHTJA

Veprime të tilla të Mustafës, të cilësuara asokohe nga njohës të rrethanave politike si dinake, nuk përfundojnë me kaq, meqë ai pas gati gjashtë muajsh që qëndroi në bllok me AAK-Nisma e Vetëvendosje, vendosi t’i bashkohet Hashim Thaçit, për të formuar qeverinë.

Sipas njohëseve të rrethanave politike, edhe pse udhëheqësia e LDK-së po funksionon pa kredibilitet të plotë, do të ishte e vështirë që koalicioni PDK-LDK të prishej, meqë për këtë do të duhej guxim dhe vendosmëri e çeliktë nga ana e anëtarëve të LDK-së…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.