GRANDEMALL

Koalicionin e ka kapur frika nga fuqia opozitare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Moscaktimi i seancës së re parlamentare nga Kryesia e Kuvendit

Lekaj: Nuk e di çfarë po planifikojnë, por e di që Thaçi nuk do jetë president

“Hera e parë po dëgjoj se seanca nuk thirret për shkak se deputetët nuk janë këtu. Është kamuflim i asaj që qëndron si e vërtetë se opozita është e vendosur që, përmes bllokimit të seancave plenare, ta bllokojë edhe këtë Qeveri antikushtetuese”, u shpreh deputeti Berisha

UBT

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ditën e premte, nuk caktoi seancë plenare, për shkak se një numër i konsiderueshëm i pikave të rendit të ditës kërkojnë votimin prej 2/3 të deputetëve, ndërsa gjatë ditëve në vijim, një numër i madh i ligjvënësve do të jenë në vizita të rëndësishme jashtë shtetit.

Kështu, së paku tha nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai nuk ka pranuar se seanca nuk po caktohet, për shkak të krizës politike dhe ka thënë se seancë do të ketë në muajin shkurt. Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, shprehet për “Kosova Sot” lidhur me këtë çështje se arsyetimi i Kadri Veselit nuk qëndron, dhe shton se nuk beson se ka aq shumë deputetë jashtë Kosovës, sa mos të ketë mundësi të thirret seanca. “Hera e parë po dëgjoj se seanca nuk thirret për shkak se deputetët nuk janë këtu”, u shpreh Berisha, dhe shtoi: “Është kamuflim i asaj që qëndron si e vërtetë se opozita është e vendosur që, përmes bllokimit të seancave plenare, ta bllokojë edhe këtë Qeveri antikushtetuese”. Berisha dyshon se pas kësaj shtyrjeje, ose mosmbajtje të seancës qëndrojnë skenarët që vetëm ata që i bëjnë mund ta dinë. “Opozita është e vendosur në kërkesat e saj, pjesën tjetër e dinë ata vetë”, u shpreh Berisha..kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.