Fundamenti

Koalicioni për fshehjen e milionerëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pozitë e opozitë janë bërë bashkë për të fshehur formularët e deklarimit të pasurisë së politikanëve të Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës mund të duken si kundërshtarë të ashpër politikë, por kur vjen puna te pasuria, ata bëhen bashkë dhe nuk duan që opinioni të ketë qasje në luksin e tyre, shumica prej të cilëve dyshohet se e kanë ndërtuar duke keqpërdorur pozitat zyrtare.

Iniciativës së partisë në pushtet PDK, i janë bashkangjitur edhe partitë opozitare LDK dhe AAK për ndryshimin e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, neni 13, i cili ndalon publikimin online të formularëve, përveç Lëvizjes “Vetëvendosje”. E një gjë të tillë është duke e përkrahur edhe misioni i EULEX-it në Kosovë.

Para pak netësh në një darkë jozyrtare, përfaqësues të lartë të EULEX-it me disa anëtarë të shoqërisë civile të Kosovës, kanë shfaqur haptazi mbështetjen e tyre për mospublikimin e pasurisë në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ashtu siç ndodh tash e tre vjet.

Mobi Casa

Dy burime, të pranishëm në këtë ky takim, e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” qëndrimin e zyrtarëve të EULEX-it. “Zyrtarët e lartë të EULEX-it në këtë takim joformal na kanë konfirmuar se po i japin përkrahje iniciativës së Ministrisë së Drejtësisë që ta bllokojnë qasjen e opinionit në formularët e deklarimit të pasurisë së politikanëve të Kosovës”, kanë thënë burimet e gazetës, të cilët kanë darkuar me zyrtarët e lartë të EULEX-it.

Zyrtarisht pyetjes së gazetës “Zëri” drejtuar zyrtarëve të EULEX-it se a e mbështesin një veprim të tillë, por nuk i janë përgjigjur gjatë ditës së martë….(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.