GRANDEMALL

Koalicioni PDK-LDK bllokoi reformën rrënjësore në drejtësi

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Ndikimi politik e lë Kosovën pa sundim të ligjit. Qeveria, në vend që t’i zbatojë, ajo i shkel ligjet, Kushtetutën, Konventën evropiane.

“Reformat në sistemin e drejtësisë po pengohen nga njerëzit e kësaj Qeverie aktuale, që, përveçse nuk janë të interesuar t’i bëjnë reformat, nuk po e mbështesin me buxhet… Sepse, sot për sistemin e drejtësisë ndahen më pak se 2% e totalit buxhetor, e që është i pamundur reformimi rrënjësor në drejtësi”, theksoi deputetja Albulena Haxhiu

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, edhe pse mjaft i ri dhe pa shumë histori si i pavarur nga ndërkombëtarët, shumë shpejt e shfaqi nevojën për reformim dhe ristrukturim që të jetë më efikas dhe t’i përmbushë standardet e nevojshme, së pari për vetë qytetarët dhe së dyti si një nga kërkesat kyçe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

UBT

Kështu, çdo ditë e më shumë një sistem i drejtë- sisë i suksesshëm dhe i pandikuar nga politika po shfaqet si nevojë e pashmangshme për një shtetndërtim të mirëfilltë të Kosovës. Sistemi i drejtë- sisë ra pre e ndikimeve dhe interesave të politikës, duke bërë kështu nganjëherë që në vend se të luftohen dukuritë negative, ato të ndihmohen.

Përveç kritikave që ky sistem merr vazhdimisht nga shoqëria civile dhe qytetarët e zhgënjyer, shpeshherë edhe vetë krerët institucionalë hodhën kritika drejt tij, duke ngritur çështjen që duhet bërë më shumë punë dhe përparim në këtë sistem, në mënyrë që të arrihet deri te luftimi i krimit dhe korrupsionit të aq përfolur në kohën e pasluftës në Kosovë.

Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha për ”Kosova Sot” se reformimi i sistemit të drejtësisë në pjesën më të madhe është përfunduar me miratimin e Ligjit për Gjykatat e vitit 2011, kur edhe u vendos ndryshimi i strukturës gjyqësore në sistemin treshkallësh: Gjykatat Themelore me degët, ajo e Apelit dhe Gjykata Supreme si instancë më e lartë gjyqësore e Kosovës.” Gjatë zbatimit të këtij ligji janë vërejtur disa mangësi, me ç`rast ligji ka pësuar disa plotësime dhe ndryshime”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.