Koalicioni PDK – AKR – AAK i ka ditët e numëruara
Kamenicë – Ky koalicion i ka ditët e numëruara sepse qytetari i Kamenicës nuk e meriton të qeveriset nga kjo garniturë politike me performancë të dobët dhe shkelje të njëpasnjëshme. Koha po dëshmon se ky koalicion është lidhur për interesa personale, duke shfrytëzuar pushtetin për punësime partiake, keqpërdorim të parasë publike-luks, në një kohë kur popullata e Kamenicës jeton një jetë për ekzistencë.
Të nderuar qytetar të Kamenicës, kjo çka po ndodh në qytetin tonë është nënçmim i ndërgjegjes qytetare dhe vlerave të komunës sonë. Koalicioni i gjerë (PDK-AKR-AAK), në një formë të paparë deri më tani (ping-pong) ka zgjedhur ta hedhë fajin bashkëpunëtorëve të kabinetit për dështimet në qeverisje thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.
Ky koalicion i ka ditët e numëruara sepse qytetari i Kamenicës nuk e meriton të qeveriset nga kjo garnitur politike me performancë të dobët dhe shkelje të njëpasnjëshme. Koha po dëshmon se ky koalicion është lidhur për interesa personale, duke shfrytëzuar pushtetin për punësime partiake, keqpërdorim të parasë publike-luks, në një kohë kur popullata e Kamenicës jeton një jetë për ekzistencë.
Këtë qeverisje përveç luksit dhe mashtrimit, e karakterizojnë edhe skandalet me ryshfet, korrupsion, ndërtime e mbindërtime, degradim dhe shkatërrim të sistemit në arsim, kulturë, shëndetësi, e zhvillim. Kjo qeverisje ka dështuar në realizimin e premtimeve të saj dhe është treguar e paaftë për të menaxhuar me komunën. JU, jeni përgjegjës për keqqeverisje andaj do të ndëshkoheni nga qytetarët herët a vonë thuhet në reagimin e Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Kamenicë të nënshkruar nga Alban Mehmeti – sekretar, zëdhënës i degës./rajonipress/


