Eko Higjiena

Koalicioni PD-BDL hapë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Me moton “Fol shqip, shkruaj shqip, vendos shqip” sot në Bujanoc, koalicioni PD-BDL e ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar, të cilat do të mbahen më 26 tetor të këtij viti.

Pajaziti ndërkohë potencoi se, “Ne do të angazhohemi për Arsimim cilësorë, për Automoni kulturore, për informim të drejtë dhe për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe, ndërsa simbolin kombëtarë sigurisht që nuk do ta prekim, sepse është simboli më i mirë në botë”.

Koalicioni PD-BDL i ka kushtuar rëndësi të madhe edhe femrës shqiptare, ku në listën e saj ka të përfshirë 5 femra nga gjithsej 15 anëtarë sa jane në listë. E Njëra ndër to është edhe profesoresha Elvere Salihu nga Bujanoci, e cila para të pranishmëve, theskoi se, “Me fitoren e koalicionit PD-BDL, ndryshimet do të vijnë menjëherë pas 26 tetorit, sepse ky koalicion nuk do ta përdorë KNSH-në për interesa personale dhe partiake por do të punojmë për të mirën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Ndërkaq lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, njëherit zv. kryetar i komunës së Preshevës, Dr.Skender Destani tha se “Iu bashkangjita Partisë Demokratike sepse Nagip Arifi është njeri i fjalës dhe i besës, kjo më bëri që ti bashkangjitem këtij subjekti politik për zgjedhjet e 26 tetorit”.

Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherit Kryetar i Komunës së Bujanocit, Dr. Nagip Arifi, para shumë sipmatizantëve të PD-së u shpreh se, “problemet do ti zgjidhim së bashku, askush nuk do të vendosë për fatin tonë” Arifi më shumë u fokusua për arsimin shqip në Luginë të Preshevës duke thënë se, nuk do të lejojmë që librat tona të na i cungojnë, që në vend të Flamurit të shkrujanë Flaka, e në vend të Shkodrës ta shkruajnë Nishi, por një ta keni të qartë se nxënësit shqiptarë nuk do të mësojnë në Abetaren pa simbolë kombëtarë”

Arifi po ashtu potencoi se, “Nuk do të vendoset për drejtorët e shkollave nga zyrat e Beogradit siq po ndodhë tash, ata do ti zgjedhin mësimdhënësit, nuk do të ketë këshilla të dhunshme nëpër shkollat shqipe dhe nuk do të lejojmë që nxënësit tanë të mësojnë në një ambientë arsimorë ku gjithqka vendoset në mënyrë të dhunshme nga Beogradi” ./Lugina Press/

Lista e kandidateve për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar, kandidatë të cilët do ta realizojnë programin e koalicionit PD-BDL

1. Arbër Pajaziti, prof. i gjuhës shqipe, Bujanoc
2. Zejni Fejzullahu, ing.i dipl. i makinerisë, Bujanoc
3.Elvere Salihi, edukatoresh, Bujanoc
4.Qenan Hetemi, prof. i gjuhës shqipe, Preshevë
5.Edmond Isufi, jurist, Bujanoc
6.Xhejlane Jakupi, magjistre e ekonomise, Bujanoc
7.Naim Salihi, prof i gjuhës serbe, Bujanoc
8.Bejzad Abdullahu, prof i gjuhës shqipe, Bujanoc
9.Nexhmije Demiri, ekonomiste e dipl., Preshevë
10.Rahim Rahimi, ekonomist i dipl, Bujanoc
11.Tahir Bilalli, prof i gjeografisë, Bujanoc
12.Emsale Jahiji, biologe e dipl, Bujanoc
13.Vigan Duraku, jurist i dipl, Preshevë
14.Bajram Mustafa, perkthyes shkalla e 7, Medvegjë
15.Aurora Muharremi, studente, Medvegjë