Fundamenti

“Koalicioni PAN është jofunksional, ka mospajtime mes koalicionit”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria “Haradinaj” do të mundë të rrëzohej shumë shpejt po që se opozita kosovare vendos të bashkëpunojë me Listën Serbe. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që me votat e kësaj të fundit ta rrëzojë ekzekutivin, përderisa dy partitë e tjera opozitare, LVV-ja e PSD-ja, janë shprehur më të rezervuara sa i përket bashkëpunimit me subjektin më të madh politik serb. Koalicioni qeverisës ka mbetur me vetëm 50 deputetë në Kuvend, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri ka thënë për “Zërin” që edhe pa Listën Serbe koalicioni qeverisës tashmë shumë kohë nuk është funksional.

“Koalicioni tashmë shumë kohë nuk është funksional, sepse ka kundërshti të mëdha edhe mes presidentit dhe kryeministrit të vendit, por edhe mes vetë partnerëve në koalicion. Qeveria aktuale mbahet me klientelizëm dhe me vendosjen e njerëzve partiakë sidomos në diplomaci dhe në borde e agjenci të ndryshme”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu ai vlerëson se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka kontroll mbi ministritë e veta.

Uji Dea

“Që nga fillimi është thënë që kryeministri Ramush Haradinaj nuk e administron gjithë Qeverinë, por secila parti i administron ministrat e vet, prandaj edhe po kemi raste kur ministrat po largohen nga pozita edhe pse kryeministri nuk ka vërejtje në punën e tyre. Kjo nënkupton që është thjesht Qeveri e cila funksionon me kritere jonormale dhe me pushtet të plotë të kryeministrit”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, duke folur për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Tahiri ka thënë se kjo nuk po u konvenon as deputetëve të opozitës.

“Nëse LDK-ja e ka guximin që këtë çështje ta procedojë në Kuvend, atëherë do të shihet nëse do të jenë 61 vota ose do të jenë edhe më shumë. Përndryshe, kjo mbetet vetëm në nivel medial dhe unë mendoj që deputetët vetë nuk janë të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë, sepse kjo legjislaturë dëshiron ta vazhdojë mandatin deri në qershor, në mënyrë që t’i bëjë dy vjet dhe të mundë t’i vazhdojë benefitet, kurse tash arsyetim e kanë se nuk duan që me votat e Listës Serbe ta rrëzojnë Qeverinë, sepse kanë një qëndrim radikal dhe deputetët serbë i trajtojnë si deputetë joshtetërisht të lidhur me Kosovën”, ka theksuar ai. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.