Uji Dea

Koalicioni opozitar përgatit programin qeveritar

/ 1 minutë lexim

Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet patjetër të japë interpretimin për procedurën e formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Pas Partisë Demokratike të Kosovës, që ka paralajmëruar se do t’i drejtohet asaj në rast se presidentja Atifete Jahjaga nuk e mandaton Hashim Thaçin për kryeministër, të njëjtën pritet ta bëjë edhe koalicioni opozitar, nëse nuk mandatohet kandidati i tyre i përbashkët, Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Uji Dea

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, pas takimit që të premten kanë zhvilluar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në rast se presidentja i jep të drejtën Thaçit për të krijuar Qeverinë, atëherë ata si koalicion do ta dërgojnë çështjen në gjykatë.

“Kushtetuta është shumë e qartë. Por nëse nuk përfillet kërkesa jonë për nominimin me shumicë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, atëherë çështjen ne e dërgojmë në gjykatë”, ka thënë Gjini.