GRANDEMALL

Koalicioni nuk konsultohet me ‘Srpska’-n

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, PDK e LDK, edhe më tutje nuk janë konsultuar me Listën Serbe për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Opozita pret dorëzimin e ekzekutivit dhe kthimin në pikën zero të këtij procesi.

Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë konsultuar me partnerin tjetër Listën Serbe për çështjen e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi as pas dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje më 1 shtator, kur u tërhoq nga votimi në mungesë të Listës Serbe. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultuar për këtë temë. Kështu ata thonë se ende nuk mund të flitet për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria do të dorëzohet në këtë temë. Prandaj, sipas tyre, opsioni më i mirë është që kjo marrëveshje të hedhet poshtë dhe se procesi i demarkacionit të nisë nga fillimi.

ARKATANA

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se përfaqësuesit e Qeverisë kanë vazhdimisht takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, porse nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të veçantë për çështjen e Demarkacionit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.