Koalicioni në telashe edhe pa opozitën

Mungesa e kuorumit në Kuvend ka ndikuar që seanca e nisur një ditë më herët të mos përfundoj në mënyrë të rregullt. Ndonëse u dhanë dy pauza, ato nuk ndikuan që në sallë të paraqiten deputetët e koalicionit. Edhe pse PDK-LDK dhe minoritet numërojnë mbi 83 deputet në Kuvendin e Kosovës, partneret e koalicionit assesi nuk arritën t’i bindin deputetët e tyre qe të marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Ngjashëm sikur një ditë më pare as sot koalicioni qeveritar nuk ka pasur kuorum qe të bëjë shqyrtimin e disa projektligjeve të në të cilat kërkohet votimi. Edhe sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u përkujdes të ironizoi më mungesën e deputetëve të pozitës.
Më këto vlerësime të Veselit nuk u pajtua nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili tha se drejtuesit e PDK-së dhe LDK-së duhet të diskutojnë me deputetët e tyre e jo Kuvendi.