ARKATANA

Koalicioni në krizë votash për demarkacionin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse Qeveria nuk arrin të sigurojë ratifikimin e marrëveshjes, nuk do të ketë as liberalizim vizash. Gjithçka duket se është në dorën e opozitarëve.

Opozita e vë në pozitë të vështirë Qeverinë e Kosovës

Ratifikimi i marrëveshjes, në prag të dështimit

Nëse Qeveria nuk arrin të sigurojë ratifikimin e marrëveshjes, nuk do të ketë as liberalizim vizash. Gjithçka duket se është në dorën e opozitarëve

Mobi Casa

Hezitimi i partnerëve në qeverisje, PDK-së dhe LDK-së, që ta nxjerrin më shpejt për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, po shihet si një tregues real, i cili dëshmon se për këtë vendim të rëndë politik koalicioni i madh nuk i ka votat e mjaftueshme. Për këtë arsye duket se vazhdon insistimi i zyrtarëve të shtetit, presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës që edhe opozita të jetë pjesë e votimit dhe ndarjes së bashkëpërgjegjësisë në këtë temë të rëndësishme, me të cilën po kushtëzohet edhe liberalizimi i vizave. Për ta miratuar këtë marrëveshje Kuvendi duhet të sigurojë 81 vota të deputetëve, e që sipas disponimit të tanishëm politik në pozitë dhe opozitë është e pabesueshme që të sigurohen. Deputeti i PDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti politik, Nait Hasani, tha për “Kosova Sot” se askush nuk mund të garantojë në këtë situatë të luftës psikologjike që po bëhet se me rastin e procedimit në Kuvend vetëm nga koalicioni qeverisës do të ketë vota të mjaftueshme, prandaj është tepër e domosdoshme që të ulen liderët politikë dhe krerët e institucioneve të shtetit që të merren vesh për veprimin dhe pasojat.

Pikëpyetje e madhe

Sipas Hasanit, kjo çështje është një pikëpyetje e madhe. “Unë konsideroj që do të ishte shumë më mirë që të gjithë aktorët politikë të ulen dhe të merren vesh, sepse vetëm marrëveshja gjithëpërfshirëse politike është shpëtimi i vetëm në këtë punë. Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, është një sfidë e vështirë, është e vështirë për të dyja palët, është një temë shumë e rëndë nëse nuk arrijnë të merren vesh”, theksoi ai.”Unë konsideroj se sikur të kishte një kryeministër serioz të fuqishëm, një president dhe një kryetar Kuvendi me autoritetin që duhet ta kenë, me siguri që do të mund të vinte deri te marrëveshja dhe zgjidhja e përbashkët e këtij problemi. Ndryshe nuk është në interes të vendit që të futemi në çështje të tilla të nyjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, tha Nait Hasani për “Kosova Sot”.

Gazeta ka provuar të marrë edhe ndonjë opinion nga zyrtarët e LDK-së, por nuk ka pasur gatishmëri që të flasin për këtë temë. Edhe opozita, edhe analistët politikë janë tepër të sigurta që nëse nuk rinegociohet marrëveshja me Malin e Zi, për të parë gabimet që janë bërë në versionin e parë të saj, atëherë nuk është fare e pritshme që vetëm me votat e koalicionit të arrihet ratifikimi i kësaj marrëveshje, prapaskenat e së cilës u zhvilluan me mungesë të madhe të transparencës edhe për opinionin publik, por edhe për spektrin politik./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.