Koalicioni në “krizë”, shkaku i Speciales: Ja kërkesat e PDK-së e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputetët e LDK- së kërkojnë që hetimet mos të bëhen vetëm deri në vitin 2000, por që hetimet nga kjo gjykatë të vazhdojnë deri në vitin 2008. Pra, që të hetohen edhe vrasjet e pasluftës. Komandantët e PDK-së kërkojnë garanci nga ndërkombëtarët se këta nuk do të jenë objekte hetimi nga ana e kësaj Gjykate. Konkretisht, ata kërkojnë garancione nga Ambasada Amerikane.

Sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Kuvendit por asgjë nuk është vendosur rreth mbajtjes së seancës për Gjykatën Speciale.
Burime të Gazetes Ril
indja bëjnë të ditur se koalicioni PDK-LDK ka mungesë konsensusi rreth Gjykatës Speciale brenda vetë koalicionit.

Arsyet janë këto:

Uji Dea

– Deputetët e LDK- së kërkojnë që hetimet mos të bëhen vetëm deri në vitin 2000, por që hetimet nga kjo gjykatë të vazhdojnë deri në vitin 2008. Pra, që të hetohen edhe vrasjet e pasluftës.

– Komandantët e PDK-së kërkojnë garanci nga ndërkombëtarët se këta nuk do të jenë objekte hetimi nga ana e kësaj Gjykate. Konkretisht, ata kërkojnë garancione nga Ambasada Amerikane.

– Koalicioni luan lojën e numrave në opinion, kurse e vërteta është se partnerët e koalicionit në rend të parë kanë interesat e tyre personale që mos të prishet komoditeti i tyre nga kjo Gjykatë. /GazetaRilindja/