GRANDEMALL

Koalicioni, në bllokadë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në mungesë të kuorumit të nevojshëm Kuvendit të Kosovës qe pesë muaj i kanë mbetur pesë seanca të papërfunduara. Madje një seancë e nisur që nga sesioni pranveror ende s’ka përfunduar, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Për pesë muaj pesë seanca të Kuvendit të Kosovës kanë mbetur të papërfunduara në mungesë të kuorumit të nevojshëm, përderisa vetëm një ka përfunduar në tërësi.

FIDANISHTJA

Kështu thonë për “Zërin” monitoruesit e punës së legjislativit, të cilët bëjnë të ditur se ky institucion që nga sesioni pranveror ende nuk ka arritur ta përmbyllë seancën e nisur me disa pika nga rendi i ditës.

Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për “Zërin” se Kuvendi ka qenë jofunksional që nga sesioni pranveror i punës së këtij institucioni.
“Kuvendi i Kosovës ka qenë jofunksional që nga sesioni pranveror i punës së këtij institucioni si pasojë e problemeve me sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim të ligjeve. Për mungesë kuorumi pesë seanca kanë mbetur të papërfunduara që nga muaji qershor i këtij viti e ku ishte paraparë miratimi final i disa projektligjeve dhe raporteve vjetore të institucioneve të pavarura, të cilat nuk kanë arritur të hidhen në votim për shkak të mungesës së kuorumit”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.