Koalicioni, mospajtime për demarkacionin

Qeveria e Kosovës e ka anuluar mbajtjen e mbledhjes që pritej të mbahej të mërkurën, ku do të vendosej për ta proceduar për në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ky vendim është marrë pasi partneri i madh i koalicionit (PDK) ka kërkuar që Qeveria të mos ngutet. Ndërsa, LDK-ja dje pasdite ka mbajtur mbledhje urgjente.
Qeveria e Kosovës as të mërkurën nuk do ta procedojë për në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ekzekutivi i vendit, me kërkesë të kryeministrit e ka anuluar mbajtjen e mbledhjes për të mërkurën, në të cilën pritej të merrej vendimi për ta dërguar në Kuvend Marrëveshjen e 26 gushtit 2015./zeri/