UBT

Koalicioni me Vetëvendosjen ia shuan shpresat e fundit PDK-së!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Koalicioni i partive politike LDK-AAK-NISMA, si duket i kanë përafruar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje. Këto përafrime të qëndrimeve të LAN-it me Lëvizjen Vetëvendosje janë konfirmuar pas takimit të liderëve të këtij blloku, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Ata thanë të hënën se ka “përafrim të qëndrimeve” me Vetëvendosjen në negociatat për përfshirjen e këtij subjekti politik në qeverinë e ardhshme të vendit.

Eco Higjiena

Vetëvendosje gjithherë ka hezituar të bëhet partia e katërt e bllokut aktual trepartiak pasi që kërkesa kryesore për t’ia lënë udhëheqjen e dialogut me Serbinë është pritur me rezerva nga përbërësit e këtij blloku paszgjedhor. Por, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.

Lëvizja Vetëvendosje është duke pritur përgjigje nga blloku LDK-AAK-Nisma në mënyrë që t`i bashkërendojnë vendimet për seancën vazhduese konstituive që do të mbahet këtë të premte. Frashër Krasniqi, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj Lëvizje thotë për gazetën “Bota sot” se, Lëvizja Vetëvendosje është optimiste që blloku do t`i pranoj kriteret dhe parimet e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.